Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHENJTËRÍM,~I m. kryes. nj. 1. fet. Të përkushtuarit ndaj fesë dhe urdhërimeve të Zotit. Të mbërriturit deri në shenjtërim.
2. fet. Riti me anë të të cilit një person ose send kalon nga gjendja profane në gjendjen e shenjtë. Shenjtërimi i Nënë Terezës. Me rastin e shenjtërimit. Shenjtërimi i Katedrales. Shenjtërimi i bukës dhe i verës nga prifti. Shenjtërimi i vatrës.
3. fig. Veshje e dikujt a diçkaje me veti të shenjta dhe madhështore. Shenjtërimi i traditave. Shenjtërimi i njeriut. Shenjtërimi i atyre fjalëve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë