Fjalori

Rezultate në përkufizime për “problemor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DIAPAZON

DIAPAZÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. muz. Tërësia e tingujve të një vegle muzikore ose të zërit nga më i ulëti deri te më i larti. Diapazon i gjerë (i ngushtë). Diapazoni i zërit.
2. Vegël e vogël prej çeliku, në trajtën e potkoit e me një dorezë, e cila kur e godasim jep tingullin e notës la. Diapazon regjistrues. Tingëllimi i diapazonit.
3. fig. Kufijtë deri ku mundshtrihet a mundarrijë diçka, gjerësia e shtrirjesdiçkaje; vëllim. Diapazon i gjerë (i ngushtë). Diapazoni tematik (problemor). Diapazoni i dijeve. Diapazon temperaturash. Aparati ka një diapazon matjeje. Kanë diapazonendryshme.

JOPROBLEMOR

JOPROBLEMÓR,~E mb. Që nuk shtron probleme; që nuk është a nuk shtrohet si problem; kund. problemor.

REFERAT

REFERÁT,~I m. sh. ~E, ~ET Kumtim i gjerë me shkrim, që mbahet para një mbledhjeje për një temëtrajtuarvijatthemelore ose hollësisht; raport i hollësishëmmban një drejtues rreth çështjeve dhe veprimtarisësektorit të vet. Referat shkencor (letrar, politik). Referat problemor. Referati kryesor. Referati i drejtorit (i përgjegjësit). Diskutimet rreth referatit. Bëj (shkruaj, mbaj, lexoj) një referat.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.