Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PLËNGPRÍSHËS,~E [PLANGPRÍSHËS,~E] mb. Që e prish vend e pa vend pasurinë a gjënë, prishës i madh; shkapërdar. Djalë plëngprishës. Ishte plëngprishës.
✱Sin.: prishaplëngas, fikaplëng, shtëpiprishës, derëprishur, prishës, prisharak, prishanik, dorëlëshuar, dorëshpuar, dorëlirë, dorëzgjidhur, qeseshpuar, xhepgrisur, xhepshpuar, shkapërdar, shkapërderdhës, fikanak, fikaplëng.
PRISHANÍK,~E mb. 1. Që prish shumë para e pa nevojë, që nuk e mban paranë; dorëlëshuar. Djalë prishanik. Ishte prishanik i mbrapshtë.
2. I marrë.
3. Budalla. Qe gjysmë prishanik.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Prishanik i madh. Prishanike e paparë.
✱Sin.: dorëlëshuar, dorëshpuar, plëngprishës, xhepshpuar, i çmendur, shkapërdar, prishaplëngas, prisharak, prishës, i marrë, i trashë, budalla, gjysmak.
PRISHARÁK,~E mb. 1. Prishanik, dorëlëshuar, plëngprishës. Njeri prisharak. Grua prisharake. Prisharak që prish çdo gjë, shkatërrues që shkatërron gjithçka!
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Prisharak parash.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë