Fjalori

Rezultate në përkufizime për “prishanik”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

QAR

QAR,~I m. bised. Fitimikemi nga shitja a nga blerja e diçkaje ose nga një punë; leverdi; kund. qeder, humbje. Punë pa qar. Shiste me qar. Bënte qar fitonte, siguronte fitime. E ka qar e ka fitimpaparashikuar.
Sin.: fitim, përfitim, leverdishmëri.
I bie qarit (dikush) përfiton pa u munduar fare diçka që nuk e priste ose që nuk i takonte; I bie qylit. E ka një qar e dhjetë zarar (dikush) keq. Harxho përtej mundësive, është prishanik i madh, më shumë prish se fiton; merr shtatë e prish tetë; qep një pëllëmbë e shqep një pash.

SHTATË

SHTÁTË num. 1. Numri që vjen menjëherë pas gjashtës dhe që shënon një sasi të barabartë me gjashtë edhe një. Shtatë veta (lisa, vende). Botoi shtatë libra. Shtatë notat muzikore. Shtatë ngjyrat e ylberit. Treni niset në shtatë pa pesë. Fjalë me shtatë kuptime. Prej më shumë se shtatë dekadash. Kishte pirë shtatë gota. I kaloi shtatë kilet. Fliste shtatë gjuhë. Shtatë muaj (vjet). Shtatë herë shtatë. Shtatë të dhjetat. E ndarë në shtatë pjesë. E pjesëtoj me shtatë. Mat shtatë (tri, dhjetë) herë e pre një herë! (fj. u.) mendohu shumë mirë para se të bësh një punë a veprim.

2. Numër i shenjtë në disa fe dhe qytetërime të ndryshme. Shtatë mëkatet. Shtatë gjynahet.

3. përmb. SHTÁTË (të) m. dhe SHTATA (të) f. Shtatë së bashku a shatë menjëherë. Ata të shtatë ecnin në një ritëm. Dolën të shtata studentet. I lexova të shtatë vëllimet. Të shtatë fakultetet dolën me një komunikim publik.

I bie *ora (sahati) shtatë (dymbëdhjetë, tetë) (dikujt). Ka rënë nga shtatë *degët (dikush). *Java shtatë e ai tetë. E ka fytyrën shtatë *hektarë (dikush) tall. Ka shtatë palë *gjuhë (dikush). Merr shtatë e prish tetë (dikush) harxhon përtej mundësive, është prishanik i madh, më shumë prish se fiton. Mat shtatë *herë e pret një herë (dikush). Ia qiti shtatë *kute (dikujt). I shkojnë (i venë) shtatë (tetë) (dikujt) tall. vulg. ka shumë frikë, është frikacak i madh, s’ia mban; i venë pesë e pesë; i ka hyrë lepuri (në bark). Është për shtatë palë *qejfe (diçka). shkuan shtatë palë *djersë. Shtatë *pëllëmbë në (mbi) kurriz. Me shtatë *zemra. Të vrasësh shtatë është e pamundur ta gjesh diçka, sadopërpiqesh; nuk ka fare. E zunë shtatë palë *ethe (dikë).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.