Fjalori

Rezultate në përkufizime për “prestigj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ELITË

ELÍT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT përmb., libr. Grup njerëzish në një bashkësicaktuar shoqërorevlerësohen si më të zotët dhegëzojnë një prestigj më të madh; pjesa më e mirë a më e zgjedhur. Elita e privilegjuar. Elita e shoqërisë (e vendit). Elita e intelektualëve (e ushtrisë). Përfaqësuesit e elitës. Secili grupim ekonomiko-social ka elitën e vet politike. Elitat kulturore dhe shkencorekontinentit.

PRESTIGJ

PRESTÍGJ,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Nderim i fituar me punë e me vepra nga një njeri, një organizatë etj.; emri i mirë, rëndësia, vlera e ndikimi që ka dikush a diçka. Prestigj i lartë. Iu rrit prestigji. Gjuhëprestigjlartë (me prestigj ndërkombëtar). Ia forcoi prestigjin. Fitoi prestigj. Humbi prestigjin.
Sin.: nderim, emër, rëndësi, vlerë, ndikim.

PRESTIGJSHËM

PRESTÍGJSH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. është me prestigj, që ka prestigj. Grinden se cili do të jetë më i prestigjshëm dhe më i shpërblyer.

VIP

VIP,~I m. sh. ~A, ~AT Djalë a burrë shumë i rëndësishëm, i cili ka prestigj, famë dhe ndikim të madh te të tjerët. Vipi tregon çfarë do të donte të kishte bërë ndryshe. Tregon për veshjet që përdorin vipat shqiptarë në dasma.

VIP

VIP mb. Shumë i rëndësishëm, i cili ka prestigj, famë dhe ndikim të madh te të tjerët. Personazh vip. Politikan vip. Klientë vip.

VIPE

VÍP/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vajzë a grua shumë e rëndësishme, e cila ka prestigj, famë dhe ndikim të madh te të tjerët. Vipja shqiptare më e votuar. Shoh foto të vipeve në rrjetet sociale.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.