Fjalori

Rezultate në përkufizime për “prepotencë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MUJSHOJ

MUJSH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përdor forcën vetëm pse mundem me qëllim që ta detyroj një tjetërbëjë diçka ashtu siç dua unë, shpërdoroj fuqinë a pushtetin për të sunduar me përdhunë mbitjerët ose për të bërë ç’dua unë; e detyroj dikë me dhunë e prepotencë; bullizoj. Mos e mujsho dikë pse është i varfër!
2. fig. Ushtron forcë sepse e ka në dorë atë pushtet, e mundon shumë. Poetin e mujshon heshtja.
Sin.: detyroj, bullizoj.

PREPOTENCË

PREPOTÉNC/Ë,~A f., libr., keq. Pushtet a forcëdikush e përdor për të trembur, për të detyruar a për të shtrënguar një tjetërbëjë ashtu si thotë ai; mujshi. Sillej me prepotencë. E kritikuan ashpër për prepotencë.
Sin.: mujshi, dhunë, fuqi, pushtet, diktat, bullizëm.

PREPOTENT

PREPOTÉNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që sillet e që vepron me prepotencë, mujshar. Qëndrim (përgjigje) prej prepotenti.

PREPOTENTE

PREPOTÉNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajosillet e që vepron me prepotencë, mujshare.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.