Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
QÍQ/ËR,~RAI f. sh. ~RA, ~RAT 1. bot. Bimë barishtore me kërcell mjaft të degëzuar, me lule jyrë qielli të hapur, që bën bishtaja me kokrra të verdheme si bizelja, të cilat përdoren si ushqim. Qiqra të pjekura. Bukë me qiqra. Sa një qiqër shumë i vogël. Qiqër e egër.
2. etnogr. Bukë që gatuhej me kokrra qiqre ditën e premte në dhomën e nuses. I zunë qiqrat.
♦ U bë qiqër (dikush) u shërua plotësisht dhe është shumë mirë me shëndet, erdhi në një gjendje shumë të mirë shëndetësore; nuk ka asnjë cen a çrregullim. U bë kokërr qiqër (dikush) shih u bë qiqër (dikush). E ka mendjen qiqër (dikush) është në gjendje mendore shumë të mirë, është i kulluar; ka kujtesë dhe është i mprehtë; e ka mendjen të kulluar. I ka qiqrat *të ftohta (me dikë). I ka qiqrat *të mbara (dikush). Kërkon qiqra në hell (dikush) kërkon diçka që nuk mund të ndodhë a nuk mund të bëhet, kërkon diçka të pamundur a të pangjashme, do diçka që është budallallëk a qesharake ta kërkosh; është tekanjoz; kërkon vezë në hell; kërkon shtjerrat e deshve; kërkon kallëz në borë; kërkon thana (dardha, rrush, fiq) në shënëndre (në dimër); kërkon peshk në mal; kërkon litar prej rëre; kërkon qumësht nga delja shterpë; kërkon qumësht nga cjapi; kërkon hënën. Qiqër në tagar njeri i urtë e i dashur, pa djallëzi e ligësi, njeri i drejtë; farë e mirë; dele (shqerrë) e Perëndisë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë