Fjalori

Rezultate në përkufizime për “premë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PRES

PRE/SI vep., ~VA, ~RË 1. kal. Heq një pjesë nga e tëra me një përdorëse a mjetmprehtë (me thikë, me gërshërë, me sëpatë etj.). Ia preu kokën pulës (qengjit). Me ia pre kryet i dalin shtatë. (fj. u.).
2. kal. Ndaj diçkapjesë, e bëj pjesë-pjesë me një vegëltillë. Ia prenë degët e thata. Pres bukën (mollën, pjeprin, mishin). Pres dru bëj dru në pyll. Preu shiritin (kur përurohet një vepër) inauguroi, përuroi.
3. kal. Shkurtoj, heq, krasit, korr, kosit, rrafshoj etj. diçka me një përdorëse a mjetmprehtë. Preu flokët i shkurtoi ose i hoqi fare. Pres thonjtë. E preu mollën se u tha. Ia prenë këmbën (gishtin). Ia prenë kokën. I preu kërthizën. Prenë vreshtin e krasitën.
4. kal. Çajgjati një pjesëtrupit me thikë, me brisk, me sëpatë, me sharrë etj., plagos me një mjettillë. Preu gishtin (dorën, këmbën). E ka prerë thellë.
5. bised., kal. Ther me thikë a me një vegël tjetërmprehtë. Preu një dele (një dash, një pulë).
6. kal. Vrasmasë, ther shumë vetë; shfaros me shumicë, grij. E prenë bletën e mbytën bletën për t’i marrë mjaltin. Ia preu lia pulat. E preftë murtaja (kolera, e zeza, mortja)! (mallk.).
7. jokal., vet. v. III Është i mprehtë, mundndajë lehtë një pjesë nga e tëra, të çajë diçka etj. (për thikën, gërshërën, sëpatën etj.). Thika (sëpata) nuk priste mirë. Sharra priste shumë.
8. kal. E çaj me diçkamprehtë. E preu me dhëmbë.
9. kal., vet. v. III Hynmish dhe e çan si me thikë; futet diku dhe e çan. I preu gishtin një gjethe (një rrasë e hollë, një xham). M’i preu spangoja duart. E ka prerë litari.
10. kal. Ndaj me gërshërë një copë stofi, basme etj. në pjesë sipas përmasavetrupit kur qep një kostum, një fustan etj.; qep një petk të ri. Pres një kostum (një pallto, një fustan, një këmishë). Di të presë e të qepë.
11. kal. Caktoj a shënoj me përpikëri kufijtë e diçkaje, i vë shenjë kufiri. Pres me vija.
12. kal. E ndaj a e bëj diçka sipas një forme, një kallëpi etj. Prenë themelet e ndërtesës. Presin tulla (tjegulla).
13. kal. Ndaj me diçka, e bëjpjesë. E preu me një vijë. E preu arënkatërsh me hendek. E pret pakcepa.
14. kal., vet. v. III E takon dhe e ndandysh, më tresh etj. Lumi e pret fushën me dysh. Vija AB pret vijën CD (gjeom.).
15. kal. Prodhoj e nxjerrqarkullim një monedhë të re (zakonishtmetaltë). Këtë monedhë e kanë prerë ardianët.
16. kal. Marr një biletë, një faturë etj. kundrejt një pagese; marr një dokument për një porosi a për diçka tjetër. Premë bileta për teatër (për koncert). Preu faturën.
17. kal. Kapërcej rrugën kryq përpara dikujt; i dal përpara dikujtrrugë dhe e pengojshkojë më tej; i zë udhën, e ndaloj ose i ndërroj drejtimin; kthej. Na preu rrugën një makinë (një ari, një drenushë).
18. edhe bised., jokal. Kaloj drejt e mes për mes një hapësire nga bieshkurt; i bie, shkoj; kthej; bie. Prenë djathtas (majtas). E preu timonin majtas (djathtas). Pret shkurt (gjatë) rruga andej. Rruga e gjatë pret shkurtër. (fj. u.).
19. fig., kal. Them diçka shpejt dhemënyrëvendosur; i përgjigjem menjëherë e shkurt për të mos e lënë dikëflasë a të vijojë më tej. Ia preu shkurt (ashpër). Ma preu tha fjalën e fundit, më tha mendimin e tij të pandryshueshëm.
20. fig., bised., kal. Caktoj diçka përfundimisht (një çmim, një dënim, një afat etj.); vendos, e ndaj mendjen. Nuk ia preu çmimin (pazarin). Prenë ditën e dasmës. E prenëniseshin bashkë.
21. fig., kal., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore) than, më ngrin; më hyn deripalcë. preu era. Na preuftohtët (acari, dimri). Të pret veriu (thëllimi).
22. fig., jokal., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) dhemb shumë, më ther, më sëmbon (një pjesë e trupit). pret barku. Më pretshpatull.
23. fig., kal. Ndaloj diçkakam nisur, e lë, ndërpres punën e dikujt a të diçkaje; nuk e lë të vijojë tutje, e ndal, ndërpres. E preu duhanin (rakinë) e la, nuk e pi më. E kishin prerë nga shkolla. I prenë punimet. E preu bisedën (punën, lojën). I prenë shakatë. Na e prenë ndihmën. U prenë ujin (dritën). Ia preu sisën foshnjës. Ia preu fjalën (në mes) nuk e la të fliste më; e ndërpreu kur fliste. I prenë marrëdhëniet.
24. fig., kal. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore). E dobësoj a e pakësoj diçka; ia ul ose ia ndal forcën, vrullin etj.; shkurtoj, këput. Ia preu vrullin (hovin). Ma preu fuqinë. Ia preu oreksin. M’i preu këmbët (gjunjët, krahët, duart). Na preu e përpjeta na lodhi shumë, na këputi. Ai bar ta pret kollën.
25. kal. I shtie supës diçka zakonishtthartë për ta përgatitur lëngun sipas një mënyreveçantë; i hedh qumështit, hirrës etj. tharm ose diçka tjetër për ta mpiksur; mpiks. E preu qumështin djathë (gjizë). E preu supën me limon (me vezë). Preu pekmezin.
26. fig., kal. Nuk e mbaj fjalën a besën që i kam dhënë dikujt; e tradhtoj dikë, i dal i pabesë, e lë në baltë. E preubesë nuk ia mbajti besën e dhënë. E preufjalë nuk e mbajti fjalën, e gënjeu.
27. fig., bised., jokal. Kap, kuptoj; mendoj, e marr me mend. Siç ma pret mua. Ashtu ma preu. Aq ia pret atij. Nuk ia pret fare. Nuk ia pret mendja.
28. fig., bised., kal. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore) Kam shumë nevojë për dikë a dëshirë për diçka, këputem për të; s’duroj dot pa të, e dua shumë; kam nevojëngutshme për të bërë diçka, mezi duroj, s’më durohet. E preu për gjumë i flihet shumë. preu për bukë (për të ngrënë) hahet shumë. E preu uria. Nuk më preu për atë njeri nuk kam mall për atë njeri, aq më bën për të.
29. kal. Ia marr këngës pas këngëtarit të parë me zë plotësues, ia kthej me zë të dytë. Njëri ia merr e tjetri ia pret. Ia priste bukur.
Sin.: çaj, cungoj, cungulloj, shkurtoj, heq, marr, korr, ther, grij, rrëndoj, emetoj, shkoj, bie, kthej, ndaloj, ndërpres, caktoj, vendos, ngrij, këput, mpiks, mbaroj, çokanis, shkafanjis, krasis, kosit, rrafshoj, rriskoj, plagos, shkëmes, copëtoj, qep, rrok, vras, shfaros, shënoj, prodhoj, qarkulloj, blej, kapërcej, shkoj, dhemb, lë, dobësoj, ngurr, pakësoj, shkëpus, thartoj, tharmëtoj, tharmoj, hikrroj, kap, sharroj.
Aq ia pret (ia arrin) *mendja (dikujt) mospërf. *Aq ia pret (dikujt) keq. Mat e pret pa *metër (dikush). Mat shtatë *herë e pret një herë (dikush). Nuk më preu *barku (për dikë a për diçka) iron. E preu (e hëngri) në *besë (dikë). Ia pres bishtin (dikujt). Ia preu me *brisk (dikujt). Ia preu me *cakorre (dikujt). Pres *ditën (e dasmës) etnogr. I pret *ditën (dikujt). Ia preu *ditën (dikujt). preu *duart (dikush a diçka). Ia preu *fërtomën (dikujt) krahin. S’ia pret (s’ia kap) *fiqiri (dikujt). Prenë *fjalën etnogr. I ka prerë një *gërshërë. Ia preu *gëzofin (dikujt). E preu *gojën (dikush). I pret *goja (brisk) (dikujt). Pres *gozhdë (thumba). I pret *gjuha (brisk) (dikujt). E preu (e shkurtoi) *gjuhën (dikush). Ia preu me *hanxhar (dikujt). Pret (tjerr) *hollë (dikush). Ia pret *hovin (dikujt). I pret *jatagani (djathtas e majtas) (dikujt). Ia preu *jetën (fillin e jetës) (dikujt). S’ia pret *kaptina (dikujt). bised. M’u prenë *këmbët. S’i kam prerë *kërthizën (dikujt). Pres *kokën (kryet) (për diçka). T’i presësh (t’i këputësh) *kokën (kryet) (dikujt). (Sikur) i ka prerë *kokën (kryet) (dikujt). S’ia pret *koka (dikujt). preftë (të shoftë, të ngrëntë) *kolera! mallk. preu (më shkurtoi) *krahët (dikush a diçka). Pret e nuk krasit (pret pa krasitur) (dikush) është shumë mendjelehtë; është i nxituar e nuk vë re se ç’po bën; nuk mendon e nuk gjykon thellë; është i lehtë nga mendja; i ka mendtëmajëthanës; fluturonhava; aq i arrijnë litarët (dikujt) tall. Pres kryet (*kokën) (për diçka). (Sikur) i ka prerë kryet (*kokën) (dikujt). T’i presësh (t’i këputësh) kryet (*kokën) (dikujt). S’ia pret *kungulli (dikujt) bised. Ia preu *lakun (dikujt). I kam prerë (i kam humbur) *lidhjet (me dikë) libr. Ia preu (ia hoqi, ia këputi) *litarin (dikujt). S’ia pret *luga lugën (dikujt). S’ia pret *llaçka (dikujt) krahin. S’më pret (s’më ha) *malli (për dikë a për diçka) iron. bën atë që s’ta pret *mendja (dikush). Ma pret (ma ha, ma merr) *mendja. S’ia pret (s’ia kap, s’ia rrok) *mendja (dikujt). preftë (të shpëlaftë) *mortja! mallk. preftë (të fshiftë) *murtaja! mallk. Ia preu *mustaqet (dikujt). I pret edhe *myka (dikujt). S’ia pret njeri *qimen (dikujt). Ia pres *oreksin (dikujt). Ia preu *orën (dikujt). preftë *ora! mallk. E pres *pazarin (me dikë). S’ia pret *poçi (dikujt) bised. Nuk më pret *puna. Pres *qafën (për diçka). Ia preu *qefinin (dikujt). Pret e qep (dikush) ç’thotë ai bëhet, fjala e tij vetevend; i shkon fjalës derifund, ai vendos; vetë shkruan e vetë vulos; vetë zot e vetë shkop; vetë kadi e vetë myfti; vetë vali e vetë kadi (myfti); ka (në dorë) edhe gurin edhe arrën. S’ia pret *rradakja (dikujt) bised. Ia pres *rrënjët (diçkaje). I pres *rrugën (udhën) (diçkaje). Ia preu me *sëpatë (dikujt). Ia preu *sisën (dikujt). pret me *sy (dikush). Ia preu *shkurt (dikujt). M’i preu *shpresat (dikush). M’i preu *shpresat (dikush). Na preu *tartakuti. S’ia pret *truri (dikujt). S’ia pret *tutka (dikujt) krahin. Ia preu me *thikë (dikujt). Ia preu *thonjtë (dikujt). I pres udhën (*rrugën) (diçkaje). preftë (të çaftë, të ngrëntë) *ujku! I pres *urat (me dikë). Ia preu *veshët (dikujt). Ia preu *vrapin (dikujt). Pret e vret (dikush) shih vret e pret (dikush). preftë *e zeza! mallk. *Vetë pret e vetë qep (dikush). *Vret e pret (dikush).

PRITEM

PRÍTEM jovep., PRÉVA (u), PRÉRË 1. vetv. Çahemgjatitrup me diçkamprehtë; plagosem me thikë, me brisk, me sëpatë, me xham etj. U pre duke u rrojtur. Nuk pritet pisha për hala. (fj. u.).
2. fig., bised., vetv., vet. v. III Pushon, ndalon, ndërpritet (për shiun, për borën etj.). U pre uji. U pre shiu (bora).
3. fig., bised., vetv., vet. v. III Nuk është më; nuk vjen më. Fatkeqësisht, u pre kjo traditë. U prenë miqtë.
4. vetv., vet. v. III Prishet (për qumështin). U pre qumështi.
5. vetv., vet. v. III Kryqëzohet (për rrugët). Këtu priten rrugët.
6. gjeom., vetv., vet. v. III Takohet në një pikë a në një rrafsh me një tjetër. Priten dy drejtëza (dy rrafshe).
7. fig., bised., vetv., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) Ndiej lodhjemadhegjymtyrët, i ndiej gjymtyrët të rraskapitura, këputem; më pakësohet menjëherë, më ikën. M’u prenë fuqitë. Iu pre zëri (goja) nuk foli dot më; shtangu; ngriuvend. M’u prenë këmbët (leqet e këmbëve, gjunjët) s’kishafuqi fare, u këputa, gati sa s’më ra të fikët, s’mbahesha dot më këmbë; u trondita shumë. Iu prenë gjunjët nga frika.
8. bised., vetv., vet. v. III Ndiej një dëshirë a një nevojëmadhe e të ngutshme për diçka, s’bëj dot pa të. U pre për bukë. U premë për gjumë.
9. pës. e PRES. Koka pritet e huqi s’pritet. (fj. u.).
Sin.: çahem, çirrem, plagosem, therem, grindem, pushon, bie, zbutet, kalon, thyhet, ndalon, harrohet, venitet, prishet, tharmëtohet, thartohet, hikrrohet, tharet, tharbëtohet, kryqëzohet, takohet, këputem, mbaroj, sharroj, ngordh, shtangem, shtang, topitem.
M’u prenë *duart. U pre në *fytyrë (dikush). Iu pre (iu lidh) *goja (dikujt). M’u pre (më ngriu) *gjaku. M’u prenë (m’u këputën) *gjunjët. Iu pre (iu lidh) *gjuha (dikujt). M’u prenë (më lanë) *këllqet. M’u prenë *këmbët. M’u pre *koka. M’u prenë *krahët. Iu pre *ora (dikujt). M’u prenë *shpresat. Iu pre *zëri (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.