Fjalori

Rezultate në përkufizime për “prekatar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MJEKËR

MJÉK/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Pjesa e poshtme e fytyrës nën gojë, që vjen e zgjatur e në fund e rrumbullakët a me majë. Me mjekërdalë. Maja (vrima) e mjekrës. Mbështeti mjekrëntryezë.
2. përmb. Qimetdalinkëtë pjesëfytyrës dhe anës faqeve (te burrat). Me mjekërgjatë (të rrallë, të dendur). Qimet e mjekrës. Plak me mjekër. Rroi mjekrën. Ia shkuli mjekrën. Fërkoi mjekrën. Vetëm mjekra e qoses nuk rregullohet. (fj. u.). Çdo gjë ka gjetur karar, vetëm mjekrësqoses nuk i është gjetur çareja. (fj. u.). Kush ka mjekër, mban edhe krehër. (fj. u.).
3. Tufa e qimevegjatakanë disa kafshënofullën ose në pjesën e poshtme të turirit. Mjekra e cjapit.
4. Çekja e sëpatës, e sqeparit etj.
Kur t’i bëhet mjekra qoses shak. kurrë, asnjëherë; kur të bëhet deti kos; kur të bëhet grerëza bletë; kur të bëhet laraska bilbil. U bëfsh *plak me mjekër! ur. doli mjekra kam një kohëgjatë që po pres dikë a diçka; u mërzita duke shpresuar për diçka; dolën thinjat; më dolën qimet e bardha; m’u zgjatën veshët; më ka dalë (më ka mbirë) bari (në faqe). Po më digjet mjekra jamgjendje shumëvështirë, jamhallmadh për diçka e s’di si t’ia bëj; po më luan mendja (e kokës). I dridhet mjekra (dikujt) shihi dridhet buza (dikujt). Fërkon mjekrën (dikush) është i kënaqur për diçka që ka ndodhur, gëzohet; fërkon duart. Nën *hundën e mjekrën (e dikujt). Nuk ka mjekër për hoxhë katundi (dikush) mospërf. shih nuk ka mjekër për Qabe (dikush) mospërf. Nuk ka mjekër për Qabe. 1. (dikush). mospërf. Nuk është i zoti për një punë, nuk e bën dot, s’ia thotë; nuk ka ndër mendbëjë diçka. 2. (diçka). Nuk është ashtu si duhet; nuk pritetndodhë diçka. (U zunë) për mjekrën e qoses u zunë për diçkapaqenë, u zunë fare kot; (u zunë) për mustaqet e Çelos; (u zunë) për pesë para spec; (u zunë) për bishtin e dhelprës; (u zunë) për të bardhat e laraskës; (u zunë) për një lëkurë lepuri; e lagu s’e lagu (bishtin dhelpra). Kur të qethin mjekrën e krosit shih kur t’i bëhet mjekra qoses shak. rruan mjekrën (dikush). 1. T’i merrgjitha, të zhvat; bën ç’do me dikë. 2. Të heqdrejtat a pushtetin që i ke dhënë; nuk të përfill e nuk të pyet më. Tjetrit i digjet mjekra e ti kërkon të ndezësh cigaren tjetri ka hallemëdha, kurse ti e shqetëson për punëvogla a për të mbaruar punën tënde, nuk është mirë që nuk je i kujdesshëm a prekatar me tjetrinështëhall, por shikon interesin tënd; Stambolli digjet e kurva krihet përb. vulg. Të vë *plak e të rruan mjekrën (dikush). Të vë *prift e të rruan mjekrën (dikush).

PREKATAR

PREKATÁR,~E mb. 1. Që di të sillet me të tjerët, që di si t’ia thotë dikujt një gjë, që di se ku e prek dikë, që ka takt. Plak (burrë) prekatar. Grua prekatare.
2. Që di t’i bjerë mirë një vegle muzikore, që të prek e të mallëngjen kur i bie një vegle muzikore, virtuoz.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Ishte prekatar i madh.
Sin.: i kujdesshëm, i sjellshëm, i vëmendshëm, mallëngjyes.

SIKUSHËM

SIKÚSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I sjellshëm, i shkueshëm. Djali është bërë i sikueshëm. Vajza e sikueshme i përshëndeste fqinjët çdo herë.
Sin.: i njerëzishëm, i respektueshëm, njerëzor, i përzemërt, i edukuar, prekatar, i begenisshëm, i begenisur, kokulur, kryeulët, i shtruar, i mbarë, këshillëmbarë, i dëgjueshëm, i dëgjuar, i thjeshtë, i mirë, i ndershëm, i pastër, i paqmë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.