Fjalori

Rezultate në përkufizime për “prejardhur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANDRONIM

ANDRONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. 1. Emri ose mbiemri vetjak i një gruaje, i prejardhur ose i motivuar nga emri, mbiemri ose pseudonimi i burrit ose i babait të saj.
2. Emri i një burripërdoret për të emërtuar një vend, një institucion, një rrugë, një objekt etj., zakonishtnder të një personaliteti historik, politik, kulturor, shkencor etj. Universiteti ynë u emërtua me një andronimnderon figurën e tij historike.

DERIVUAR

DERIVÚAR (i, e) mb. I përftuar, i prejardhur; që del a që rrjedh ngaZgjidhje e derivuar nga të dhënat e mbledhura.

FIGURSHËM

FIGÚRSH/ËM (i), ~ME (e) mb., gjuh. Që nuk përdorenkuptimin e tyredrejtpërdrejtë, po në një kuptimprejardhur, i cili lidhet me të parin nëpërmjet ngjashmërisë, krahasimit etj.; që shpreh diçka nëpërmjet një figure. Fjalë e figurshme. Shprehje e figurshme. Kuptim i figurshëm. Shkruajmënyrëfigurshme.
Sin.: figurativ, metaforik, i fytyruar.

FJALË

FJÁL/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. gjuh. Njësia më e vogël e mëvetësishme e gjuhës, që ka kuptim dhe shprehet fonetikisht dhe grafikisht, e formësuar nga ana gramatikore, e cila shënon sende dhe dukuri konkrete (abstrakte) dhe përdoret e veçohetrrjedhën ligjërimore. Fjalë shqipe. Fjalë e huaj (e huazuar). Fjalë e re (e rrallë, krahinore, e vjetruar). Fjalë e parme (e prejardhur, e përngjitur). Fjalë shënuese (emërtuese, ndihmëse, shërbyese). Fjalë me shumë kuptime. Kuptimi i fjalës. Trajta e fjalës. Theksi i fjalës. Përdorimi i fjalës. Formimi i fjalëve. Prejardhja e fjalës. Çerdhe fjalësh. Rendi i fjalëvefjali. Mbledhja e fjalëve. Ndaj fjalënrrokje.
2. Diçka që i thuhet një tjetri; thënie; pohim; bisedë. Fjalëngrohta (të ëmbla, të buta, përkëdhelëse). Fjalëashpra. Fjalë mashtruese (joshëse). Fjalë me vend. Thuaj një fjalë! Fjala është më e rëndë se plumbi (fj.u.). Zihej (grindej, hahej) me fjalë.
3. Këshillë a porosi që i jepet dikujt; udhëzim, urdhër, vendim. Fjala e tij ishte ligj. Ia dëgjoi (ktheu) fjalën. E çoivend fjalën e mësuesit.
4. Premtim a zotim për të bërë diçka; premtim a diçka e thënë. Fjala e dhënë. Fjala e nderit. Fjala dhe vepra. Ka dhënë fjalën. Fjala e burrit, pesha e gurit (fj. u.). Duhet punë e jo fjalë. Vetëm me fjalë s'bëhet gjë.
5. Marrëveshje ndërmjet dy a më shumë njerëzve ose ndërmjet dy palëve; besë. Fjalë burrash. Lidhën fjalën. E lë me fjalë me dikë.
6. Bisedëbëhet me një tjetër, diçkathuhet a që tregohet; muhabet. Lërini fjalët! E la fjalën përgjysmë. Meqë ra (erdhi) fjala duke marrë shkas nga biseda, me këtë rast.
7. Diçka e thënë që s'duhetbisedohet me të tjerë; diçkathuhet veshvesh nga njëri te tjetri; thashetheme. U hap fjala. I nxorën fjalë. Dolën fjalë. Fjala ka këmbë (fj. u.). Doli fjala nga dhëmballa, mori njëzet e shtatë mëhallë (fj. u.).
8. Njoftim, lajm. Dërgoj (çoj) fjalë. Lë fjalë. Pruri fjalë. Erdhi fjala.
9. Fjalim a ligjëratëmbahet paratjerëve; pjesë nga ky fjalim; e drejta për të folur, për të shfaqur mendimet përparatjerëve. Fjala e hapjes (e mbylljes). Fjala e rastit. E drejta (liria) e fjalës. Mbaj fjalën. Kërkoj fjalën. Ia ndërpreu (ia preu) fjalën.
10. Aftësia për të shprehur diçka me gojë ose me shkrim; të folurit; gjuha, ligjërimi. Forca e fjalës. Mjeshtër i fjalës. Fjala artistike gjuhapërdoret nga një shkrimtar në një vepër letrare; mjeshtëria artistike e të foluritskenë. Kultura e fjalës. Kujdesi për fjalën. Fjala shqipe tingëllon bukur. Arma e tij ishte fjala.
11. Teksti i një kënge ose i një pjese muzikore. Fjalët dhe muzika.
Sin.: llaf, thënie, pohim, bisedë, kuvend, muhabet, udhëzim, urdhër, vendim, premtim, zotim, marrëveshje, besë, thashetheme, njoftim, lajm, të folur, gjuhë, ligjërim, fjalim, porosi, mesele.
Fjalë petake fjalëzënë vend. Fjalë rrumbullake fjalë që nuk zënë vend. Fjalët i merr era (fj. u.) fjalët s’kanë vlerë po nuk u shoqëruan me vepra. I bën *dredhë fjalës (dikush). Nuk bën dy fjalë bashkë (dikush) është njeri i urtë dhe i dëgjuar, është i pafjalë, s’i ndihet zëri; kund. ka ngrënë plëndës pule (dikush) shak. Bëhet fjalë (për dikë a për diçka) flitet, thuhet diçka; shtjellohet diçka, trajtohet; përmendet dikush a diçka; zihetgojë (dikush a diçka). Bëj fjalë (për dikë a për diçka). 1. Flas për dikë a për diçka, e përmend; them a trajtoj diçka; e zë në (me) gojë (dikë a diçka). 2. (me dikë). Grindem me fjalë; zihem me dikë për diçka që s’është si duhet; trazoj fjalët; i përpjek fjalët; bëri llafe. I bëj (i çoj) fjalë (dikujt) e njoftoj, i dërgoj një lajm, e lajmëroj për diçka; e thërres; i bëj zë. E bëri me fjalë (dikë) e përfoli dhe e turpëroi, i nxori thashetheme; bëri që të tjerët ta marrin nëpër gojë. E bëj me fjalë (me dikë) merrem vesh për diçka; e lë të bëjmë diçka bashkë; e lë me fjalë; i puq fjalët. S’bën fjalë (dikush) nuk ankohet e nuk kundërshton, pranon ç’t’i japësh etj.; është shumë i urtë. S’e bëj për fjalë (diçka) nuk ia tregoj askujt diçka që nuk duhet thënë, nuk flas me njeri për diçkaduhet mbajtur e fshehtë; s’e bëj për zë. Ta bën fjalën *bosh (dikush). Nuk ia bëj fjalën *dy (dysh) (dikujt). I bën fjalës *themel (dikush). Iu *lak (fjala) (dikujt). Nuk i bën *lak (fjalës) (dikush). Bie fjala. 1. (për dikë a për diçka). Flitet, vjen biseda. 2. Ta zëmë, për shembull (shkurt. b.f.); fjala vjen. Bie në një fjalë (me dikë) shih e gjej fjalën (me dikë). S’i bie fjala në *tokë (dikujt). Del nga fjala (del fjale) (dikush) nuk e mban premtimin a zotimin, s’i përmbahet fjalës, gënjen, e dredh; e dredh (e përdredh) fjalën; e ha fjalën; luan nga fjala (luan fjale); kund. e mban fjalën. I kanë dalë fjalë (dikujt) është përfolur, është marrë nëpër gojë, flitet keq për të. Di të gdhendë fjalë është i zotigjejë fjalët e bukura; di të parashtrojë fjalët e duhura. Nuk di fjalë (dikush) i bie shkurt e copë; vepron shpejt, nuk e zgjat; është praktik. E dredh (e përdredh) fjalën (dikush). 1. E kthen dhe e stërkthen fjalën, e zgjat shumë muhabetin rreth një gjëje, duke thënë edhe hollësirapanevojshme. 2. Nuk e mban fjalën a premtimin; e ndërron mendimin, flet ndryshe nga ajo që ka thënëparë; e ha fjalën; del nga fjala (del fjale); kund. e mban fjalën. S’do fjalë pa dyshim, s’ka dyshim, doemos; natyrisht, s’ka pse të diskutohet më tej, mos e zgjat; s’do mend; ta merr (ta pret) mendja; është afër mendjes (mendsh). Me një fjalë shkurt; në mënyrëpërmbledhur; me fjalëtjera; fundi i fjalës. Fjalë në erë (hava) fjalëthëna pa u menduar, fjalë boshe; premtimekota; gjepura. Fjalë ari (e artë) thënie e mençur, e vyer, që peshon. Fjalë burri fjalë me mend; premtimmbahet; besë. Fjalëëmbla e punëtharta shih fjalëmira e gurëtrastë (në torbë). Fjalë për fjalë. 1. Pa ndryshuar asgjë nga ajoështë thënë a është shkruar, besnikërisht; plotësisht e me hollësi; duke përmendur a duke përkthyer çdo fjalë veças; një për (më) një. 2. Në kuptimdrejtpërdrejtë; ashtu si e ka thënë a e ka shkruar dikush, pa hequr asnjë fjalë, pikërisht ashtu. Fjalë fluturake thënie a shprehje, zakonisht e figurshme, që përmban një gjykim ose një mendim përgjithësuesspikatur dhenjihet e përdoret gjerësisht. Fjala e fundit. 1. Arritja më e re dhe më e lartë në një fushëshkencës, të teknikës ose të kulturës. 2. Mendimi përfundimtarvendos për diçka; mendimi i fundit. Një fjalë goje... duket shumë e lehtë diçka, por në të vërtetë është e vështirë (për një punë etj.); një llaf goje... Fjalë mira e gurëtrastë (në torbë) premtim a zotim për të bërë diçka, por që nuk shoqërohet me punë e me vepra ose që nuk zbatohet, mashtrim me fjalëbukura për ta përcjellë dikë; fjalë ëmbla e punëtharta. Me fjalën e parëçast, menjëherë, me të thënë; me bindje e pa e zgjatur. Me fjalëtjera ndryshe; më shkurt e më qartë, domethënë; me një fjalë. Fjalë e urtë folk. proverb; shprehje e njohur me kuptimnjësishëm e zakonishtfigurshëm, që përgjithëson një vëzhgim a një vlerësim për dukuritë e ndryshmejetës, por që, ndryshe nga proverbi, nuk është një fjali e plotë. Fjala vjen për shembull, ta zëmë se është kështu, zëre se..; bie fjala. *Fundi i fjalës. E gjej fjalën (me dikë) merrem vesh me dikë, gjej një gjuhëpërbashkët a pajtohemmendim me të; kuptohemi; bieujdi; bie në va; i ndreq hesapet; i puq fjalët. Sa për t’u gjendurfjalë sa për të thënë diçka duke folur për gjëraparëndësishme ose që nuk kanëbëjnë me çështjen, sa për të marrë pjesëbisedë. Me një *gjysmë fjale. Gjuhemi me fjalë ngacmojmë (thumbojmë) njëri-tjetrin. E ha fjalën (dikush) e mohon atë që ka thënë, e dredh; nuk e mban premtimin, gënjen; nuk është i besës; ia kthen fjalën (dikujt); kund. e mban fjalën. E hodhi fjalën (për dikë a për diçka) e zurigojë dikë a diçka; dhakuptohetbisedë se e kishte për dikë a për diçka tjetër, e kishte për të, aludoi; ndërroi bisedë. E hedh fjalën në *pus (dikush). I humbi fjala (dikujt) u habit shumë, u hutua fare sa s’mundfliste; iu pre goja; iu mpi gjuha. I hyjfjalë (dikujt) e kuptoj ç’thotë, e rrok çfarë thotë; e marr vesh (dikë). Ç’është ajo fjalë! as mos e thuaj!, si mundflasësh a të mendosh ashtu!, nuk është ashtu!, s’është e nevojshme ta thuash! (si përgjigje për një kundërshtimdikujt ose kur ai shprehet se ndihet ngushtë etj.). I jap fjalën (dikujt). 1. E lejoj a e ftojflasë (në një mbledhje etj.). 2. I premtoj, e siguroj dikë për diçka. S’ka fjalë e kuvend (për diçka) është shumë e vërtetë, nuk munddiskutohet për këtë gjë, është e sigurt a e vendosur. I ka fjalët *të prera (dikush). E ka fjalën *pushkë (dikush). I ka fjalët *të shkurtra (dikush). E kapërcen fjalën (dikush) lë me qëllim pa përmendur diçka, i shmanget bisedës; nuk i vjen mirëflitet për atë gjë. Këmbej (shkëmbej) fjalë (me dikë) zihem me fjalë me dikë, grindem me të; më shan dhe e shaj. Kërkon fjalë dëshirongrindet, kërkon sherr. Ia kthen fjalën (dikujt). 1. Nuk i bindet dikujt, e kundërshton, nuk bën si thotë ai; i përgjigjet ashpër. 2. shih e ha fjalën (dikush). S’ia kthen fjalën *mbrapsht (dikujt). S’e kthen fjalën *mbrapsht (dikush). E lë me fjalë (me dikë) merrem vesh me të për t’u takuar diku a për të bërë diçka; e vendos me dikë; e bëj me fjalë. Lidh fjalën (me dikë) merrem vesh përfundimisht me dikë për të bërë diçkabashku; e vendos përfundimishtbashkëpunoj me të; merrem vesh. Nuk lidh (dot) dy fjalë (bashkë) (dikush) nuk di të flasë rrjedhshëm, i shpreh mendimet me vështirësi; nuk është i zoti i gojës. *Lojë fjalësh. Luan me fjalë (dikush). 1. Flet me fjalëtillafshehin qëllimin e vërtetë, dredhon duke thënë jo atë që duhet; nuk mban qëndrim serioz, nuk e merr me gjithë mend diçka, e quan si lojë. 2. Përdor fjalëafërta nga tingëllimi e nga kuptimi për të bërë përshtypje tek të tjerët. Ta merr (ta rrëmben) fjalën nga *goja (dikush). E mban fjalën (dikush) e plotëson premtimin, çfarë thotë e bën; është i besës; kund. e ha fjalën; e dredh fjalën; luan nga fjala (luan fjale). Mbeta pa fjalë u çudita shumë, u habita jashtë mase nga diçka e papritur a e pabesueshme; dola nga këmisha; dola nga rrobat e trupit; dola linjës. E mori ferra fjalën u përhap fjala kudo; e morën veshgjithë. E ndal diellin me fjalë (dikush) është llafazan i madh, të mbyt me llafe, s’i lë radhë askujtbisedë; mburret shumë se mundbëjë çdo gjë, e paraqit veten me fjalë si të plotfuqishëm; mbush pusin me pështymë. Që ta ngas fjalën (llafin)... meqë ra fjala; që të vijoj më tej bisedën aty ku e lamë; kam parasysh që... ngjit fjala (me dikë) më shkon muhabeti me dikë, pajtohemmuhabet me të; e dua si shok, është i ëmbëlmuhabet dhepëlqenflas me të. T’i përpin fjalët (dikush) të dëgjon me shumë vëmendje; s’i shpëton asgjë nga ato që i thua; është tërë sy e veshë (dikush); s’i shpëton qimja. I përpjek fjalët (me dikë) zihem keqas me fjalë me dikë, grindem e shahem me dikë, i them e më thotë fjalëashpra. Prenë fjalën etnogr. caktuan ditën kur do të bëhet martesa; bënë marrëveshje e vendosën afatin për diçka. I puq fjalët (me dikë) pajtohemmendim, merrem vesh; i rregulloj punët me të; bie në një mendje; e gjej fjalën; e bëj me fjalë. E qep fjalën them fjalë me vend, që nuk m’i rrëzon dot kush. Ta rrëmben fjalën nga goja (dikush) të kupton a ta kap mendimin menjëherë; është shumë i zgjuar; të ndërpret në të folur, nuk të lë të flasësh më tej; ndërhyn në një bisedë dhe e vijon vetë më tej. I shkon (i ecën, i dëgjohet, i zë vend) fjala (dikujt) ia pranojnë mendimin, ia çojnëvend porositë a ia plotësojnë kërkesat; ka ndikim tek të tjerët, i binden e bëjnë si thotë ai. I shkoi fjala *bosh (dikujt). I tërheq fjalët zvarrë. 1. Flet ngadalë si i vogël. Flet me përtesë. 2. Zgjat dhe zvarrit mbarimin e një pune. I trash fjalët (me dikë) fillojzihem me fjalëashpra me dikë; acarohem edheshumë me fjalë, nispërdor kundër tij fjalërënda; i thartoj fjalët. Trazoj fjalët (me dikë) zihem me dikë, prishem me të e grindem me fjalëashpra. I thartoj fjalët (me dikë) zihem e keqësohem me dikë, prishem edheshumë me fjalëhidhura kundër tij; i trash (i ashpërsoj) fjalët. (Nuk tha) asnjë *gjysmë fjale (dikush). Ia ushqen fjalën (dikujt). 1. Ia miraton ato që thotë; e nxitflasë. 2. E lëvdon e i bën qejfin, e përkëdhelshumë se ç’duhet; e përkrah, pavarësisht e ka mirë a keq. I vë *qokë fjalës. Ia zuri fjalën në *gojë (dikujt).

NJËSI

NJËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Numri më i vogëlvargun e numrave natyrorë; madhësiapërfaqëson ky numër. Katra ka katër njëshe ose katër njësi. Shtoj (heq) disa njësi. Është tetë njësi më i madh.
2. Madhësimerret si bazë për të numëruar ose për të matur madhësitjera të një fare. Njësi themelore (bazë). Njësi elektrike (magnetike) (elektr.). Njësi këndore (mat.). Njësi lëvizore (spec.). Njësi termike (spec.). Njësi e prejardhur (spec.). Njësi e renditdytë (mat.) dhjeta. Njësi e rendittretë (mat.) njëqind. Njësi hamullore (bujq.). Njësia jonë monetare. (fin.) leku. Njësi ushqimore (spec.). Njësi gjatësie (vëllimi, peshe). Njësi prodhimi (ek.). Njësi matjeje. Njësi pune (spec.). Njësi toke (bujq.). Njësitë e masës (e peshës) (fiz.). Njësia e kohës (fiz.). Njësitë e sipërfaqes. Sistemi ndërkombëtar i njësive.
3. Individ, grup, strukturë ose një entitet tjetër i konsideruar si përbërës strukturor ose funksional i një të tëre.
4. usht. Formacion i madh ushtarak, që përbëhet nga disa reparte (batalione, grupe etj.) a nga disa brigada të një arme ose të armëvendryshme dhekryen detyracaktuara luftarake; formacion i vogël ushtarakkryen një detyrëveçantë. Njësi ushtarake. Njësi tokësore (detare, ajrore). Njësi partizane. Njësizgjedhura. Njësi luftuese. Njësi tankiste. Njësispecializuara. Njësi të motorizuara. Njësi operative (taktike). Njësi gjitharmëshe. Njësiflotës (të aviacionit). Njësi e nëndetëseve. Njësi raketash. Njësi patrullimi. Njësi të vetëmbrojtjes.
5. Dyqan i veçantë ku shiten, ku grumbullohen a ku ndreqen sendendryshme. Njësi tregtare (ushqimore, industrial). Njësi shërbimi. U hapën njësireja.
6. Ndarje gjeografike, administrative, ekonomike etj., që bën pjesë në një të tërë. Njësi gjeografike (territoriale). Njësi administrative. Njësi ekonomike.
7.qenët i bashkuar si një gjë e vetme, të qenët i pandashëm, të qenët një; të qenët i njëjtë a shumë i ngjashëm; lidhje e ngushtë dhe e pandashme ndërmjet njerëzish, gjërash etj.; përbashkësi. Njësia ekonomike. Njësia politike. Njësia kombëtare. Njësia e mendimit dhe e veprimit. Njësi pikëpamjesh. Njësi veprimesh.
8. qenët i njësuar, i përgjithshëm e i përbashkët, të qenët një për të gjithë. Njësia e gjuhës u konsiderua arritje kulturore. U punua për njësinë e normës gjuhësore (e drejtshkrimit).
9. gjuh. Element bazësistemin e gjuhës ose në nënsistemet e saj. Njësi fonetike (fonologjike, sintaksore, leksikore, frazeologjike). Parashtesat dhe prapashtesat e fjalëve janë njësi të fjalëformimit.
10. Vijimësi e pandërprerë dhe e rregulltndërtimin e në thurjen e një vepre letrare, shtjellim i ngjarjeve i lidhur si duhet etj.; lidhje e ngushtë e shkrirje e harmonishme e elementeve rreth një ideje, rreth një çështjeje themelore në një vepër letrare, shkencore etj. Njësia e ndërtimit. Njësia e veprimit. Njësia e veprës.
Sin.: unitet, përbashkësi, njëjësi, barazi.

PAPREJARDHUR

PAPREJÁRDHUR (i, e) mb. Që nuk është i prejardhur; që nuk ka ardhur nga diçka tjetër; kund. i prejardhur. Fjalë e paprejardhur (gjuh.).

PARMË

PÁRM/Ë (i), ~E (e) mb. 1. ndodhetpjesën e parë a në anën e përparmediçkaje, i përparmë; kund. i pasmë. Ana (faqja) e parme.
2. gjuh. Që nuk është formuar nga një fjalë tjetër me anë ndajshtesash a me mënyratjera, që nuk është i prejardhur a i përbërë, i thjeshtë. Fjalë e parme.
Sin.: i përparmë, i thjeshtë.

PREJARDHSHËM

PREJÁRDHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I prejardhur.

PREJARDHUR

PREJÁRDHUR (i, e) mb. 1. vjen a përftohet nga diçka tjetër, që ka lindur nga një gjë tjetër; që e ka fillimin, burimin a zanafillën diku, që nuk është i parë.
2. gjuh. është formuar me anë ndajshtesash fjalëformuese duke kaluar nga një pjesë ligjërate në një pjesë tjetër. Fjalë e prejardhur. Emra (mbiemra) të prejardhur.
Sin.: i përftuar, ndajshtesor.

RRJEDHOJË
TEMË

TÉM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Subjekt, ide ose dukuri e rëndësishme, që pasqyrohet në një vepër artistike. Temë e sotme (e ditës, aktuale). Temë e gjerë (e parrahur, qendrore). Temë shoqërore. Temë vjetore. Tema e romanit (e novelës, e tregimit). Tema të së shkuarës dhe të së ardhmes.
2. Objekt kërkimi e studimi në një vepër shkencore. Temë diplome (masteri, doktorate). Caktimi (punimi) i temës. E përfundoi temën. E mbrojti temën para komisionit.
3. muz. Motivi themelor i një vepre muzikore ose i një pjese të saj, mbi bazën e të cilit zhvillohet e gjithë vepra ose pjesa. Tema muzikore. Tema e parë e kohësparë.
4. Çështje, rrethcilës jep mendim a flet dikush; ajopërshkon e përcakton përmbajtjen e një bisede, të një diskutimi, të një mbledhjeje etj. Tema e mbledhjes (e bisedimit). Tema e mësimit. Hyritemë 1. folësi: nisiflasë për vetë thelbin e çështjes; 2. dëgjuesi: filloikuptojë për çfarë a për kë flitej. Kapërceu nga një temë në një temë tjetër. Doli nga tema nisifliste për diçka që s’kishte lidhje me çështjen që trajtohej.
5. gjuh. Pjesë e fjalësmbetet po t’i hiqen mbaresat, pjesa e fjalës pa mbaresat. Temë e parme (e prejardhur). Temë emërore (mbiemërore, përemërore, foljore, ndajfoljore). Temë fjalëformuese pjesa e një fjaleshërben si bazë a si burim për formimin e fjalëvereja p.sh. punë- te punë-tor, flamur- te flamur-tar, burrë- te burrëror etj.
6. astrol. Temë astrale paraqitje simbolike e gjendjesqiellitçastin e lindjesdikujt, që mundëson përcaktimin e horoskopit.
Sin.: ide, subjekt, objekt, lëndë, motiv, objekt, pyetje, çështje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.