Fjalori

Rezultate në përkufizime për “prehistorik”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PARAHISTORIK

PARAHISTORÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me parahistorinë; që i përket periudhës së parahistorisë; prehistorik. Koha parahistorike. Njeriu parahistorik. Vegla parahistorike.
2. Që i përket një periudhe shumëlashtë; prehistorik. Kafshë parahistorike.

SKELET

SKELÉT,~I m. sh. ~E, ~ET anat. Tërësia e eshtravepërbëjnë mbështetjen e fortëtrupin e njeriut dhe të kërbishtorëve të tjerë; eshtrat e një pjesetrupit. Skeleti i njeriut prehistorik ishte ekspozuarmuze. Skeleti i kalit (i qenit) ishtelaborator. Zbuluan vetëm skeletin e kokës. Zbuloi një skelet.
2. Shtyllat, harqet dhe pjesët e tjera më të forta e më të qëndrueshme, në të cilat mbahen e mbështeten pjesët e tjera të një ndërtese, të një mjeti a të një pajisjeje tjetër dhepërcaktojnë trajtën e përgjithshme. E montuan skeletin metalik. Skelete anijesh. Skeleti i aeroplanit ishte një masiv metali.
3. Mbeturinat e një ndërtese, të një mjeti ose të diçkaje tjetërështë prishur a djegur, duke ruajtur vetëm tiparet kryesore. Skeleti i aeroplanitrrëzuar. Skeletet e makinavedjegura. Kishte mbetur vetëm skeleti.
4. Kornizë, rreth. Skeleti i dritareve u vendos në godinën e re. Skeletin e syzeve e kishte prej metalimirë.
5. bujq. Skeleti i tokës, pjesa e tokëspërbëhet nga gurët, zalli dhe rëra e trashë. Ishte një terren me skeletashpër.
6. fig. Ajoshërben si pikënisje a si mbështetje për të ndërtuar diçka; vijat kryesore, sipascilave hartohet një vepër letrare, një studim etj. Skeleti i ushtrisëardhshme do të ishin këto reparte. Po përpiqejhartonte skeletin e romanit. Skeleti i tregimit ishte i mjegullt.
7. fig. Njeriështë dobësuartepërmi. Ishte bërë një skelet i gjallë.
Sin.: eshtëri, eshtra, ashtëri, ashtërim, skurrjalë, zgorre, kornizë, ngrehë, ngrehinë, armaturë.
Është bërë skelet (dikush) shih është bërë kockë e lëkurë (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.