Fjalori

Rezultate në përkufizime për “preferuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CËRRLIS

CËRRLÍS vep., ~A, ~UR kal. E bëj me jargë; e ndyj me jargë. Cërrlis shpesh lodrën e tij të preferuar.
Sin.: përjarg, jargos, jargavit.

DROGUAR

DROGÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që merr drogë. Qendër rehabilitimi për të droguarit. Ashtu si ai i droguari që ka marrë dozën e preferuar.
Sin.: narkoman, drogaman, drogaxhi.

LËNGËSHTOHEM

LËNGËSHT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. lëshon goja lëng. Vetëm nga përmendja e supës së saj të preferuar, ai filloi të lëngështohej.
2. vetv., vet. v. III 1. Lëngëzohet. Lëngështohet plumbi (kallaji). Lëngështohet gazi.
3. vetv., vet. v. III Mbushet gjithë lëng, i hipën ujthi (për drurët); mbushet me lëng, ujësohet (për pemët etj.). Lëngështohen drurët (pemët). Lëngështohen dardhat (trangujt).
4. pës., vet. v. III e LËNGËSHTOJ.
Sin.: lëngësohet, lëngëzohet, lagështohet, ujësohet.

MOLLOKOP

MOLLOKÓP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Sciaena umbra) Lloj peshku i zi i ngjashëm me levrekun, me mishshijshëm, rreth 50 cm i gjatë, që jetonshtratin e detit, rritet me ngadalë dhe jeton deritridhjetë vjet; korbi i zi, syqo. Mollokopi ishte mjaft i preferuar për amatorët e peshkimitgjirin detar të Vlorës.

MONOPATINË

MONOPATÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjet lodër i përbërë nga një pllakë metalike me dy rrotavogla dhe një timonmbështetur në një shufërgjatë metalike. Monopatinat janë një nga lojëratargëtuese për fëmijët.
2. Një mjet i ngjashëm i pajisur me motor elektrikshërben për të lëvizurdistancagjata. Monopatinat janë kthyermjetin e preferuar të të rinjve.

NDJEK

NDJEK vep., NDÓQA, NDJÉKUR kal. 1. Shkoj prapa dikujt a prapa diçkaje për ta kapur, i vihem pas për ta zënë ose për ta dëmtuar a për ta asgjësuar. Ndjek ujkun. Ndjek gjakun. Ndjek armikun (keqbërësin). E ndoqi këmba-këmbës. E ndjek nga pas. I ndoqi deri larg.
2. Eci pas dikujt a pas diçkajeprin, i shkoj prapa pa iu ndarë. Qeni e ndjekzotin. Ndoqëm udhërrëfyesin. Ndjek gjurmën. Ishte lodhur e nuk e ndiqte dot nga pas.
3. Eci në një rrugë, në një shteg a në një drejtimcaktuar. Ndoqën rrjedhën e lumit. Ndoqën vazhdën e gjurmëve.
4. fig. Zbatoj një mënyrë a një metodëcaktuar, eci sipas ideve a sipas parimeve specifike. Ndjek një rrugëdrejtë (të gabuar). Ndjek një politikëdrejtë.
5. Shoqëroj veprimet e një tjetri, e dëgjoj çfarë thotë ose përsërit atë që bën dikush tjetër. Ndjek fillin e mendimevedikujt. Nxënësit ndiqnin leximin e mësuesit. Nuk po më ndjek me vëmendje.
6. fig. Veproj ose sillem sipas shembullitdikujt, e kam si udhëheqje a si udhërrëfyes; Ndjek këshillat e dikujt. Ndjekin modën. Ndjek shembullin e më të mirëve. Ndoqën rrugën e të parëvetyre.
7. Lexoj, dëgjoj a shikoj rregullisht veprimtarinë apo aktivitetet e një shkrimtari, gazetari, këngëtari, të një emisioni etj. Ndjek emisionin tim të preferuar. Ndjek dikërrjetet sociale.
8. Jam pasues a përkrahës i dikujt a i diçkaje, jam ithtar. Ndjek një rrymë politike (filozofike, artistike etj.).
9. Vështroj diçkalëviz, e shoqëroj me shikim. Ndjek me sy. E ndoqi deri sa u zhduk nga sytë.
10. Shoh ose dëgjoj një shfaqje, një program etj. Ndjek një ndeshje (një lojë). Ndjek punimet e një konference. E ndoqi derifund.
11. fig. Mbikëqyr vazhdimisht për të parë si ecën e si zhvillohet diçka; kujdesem vazhdimisht për mbarëvajtjen e diçkaje, kam përsipër një punë për ta çuar derifund; shoh. Ndjek një çështje. Ndjek zbatimin e një projekti. Ndjek ecurinë (frekuentimin) e nxënësve. Ndjek zhvillimin e ngjarjeve. Ndjek me vëmendje (me kujdes, me interesim, me kënaqësi, me padurim, me ankth) diçka.
12. fig. Synojarrij diçka. Ndjek një qëllim (një objektiv).
13. Shkoj rregullisht në një shkollë a diku tjetër për të mësuar; vijoj. Ndjek shkollën (kursin). Ndjek mësimet (studimet). Ndjek një trajnim online. Ndjek klasën e parë.
14. bised. Dëboj; përzë. E ndoqën nga puna. E ndoqi nga shtëpia. I ndoqëm pushtuesit e huaj. Ndiqi ato mendime nga koka!
15. jokal., vet. v. III Vjenradhë pas dikujt a pas diçkaje, pason. kapitujtndjekin. Bibliografiandjek përfundimet, është shumë e pasur.
Sin.: ndehem, pilohem, qepem, gjurmoj, ith, shkreh, gjëmoj, nuhurit, hetoj, shoqëroj, dëgjoj, përsëris, veproj, sillem, vijoj, shkoj, pasoj, përkrah, vështroj, sodis, frekuentoj, përcjell, vëzhgoj, vij, shoh, shikoj, mbikëqyr, trajtoj, synoj, dëboj, përzë, shkul, përndjek.
E ndjek në çdo çap (në çdo *hap) (dikë a diçka). Ndjek *gjurmët (e dikujt). E ndjek *gjurmë për gjurmë (gjurmë pas gjurme) (dikë a diçka). E ndjek *hap për (më) hap (dikë a diçka). E ndjek *hap pas hapi (dikë a diçka). Ndjek një *hulli. As të *prin e as të ndjek (dikush). Ndjek *rrugën (udhën) (e dikujt). Ndjek udhën (*rrugën) (e dikujt).

PARAPËLQYER
PIKËTAKUESE

PIKËTAKÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pikë ku takohen dy a më shumë dukuri, procese, tipare etj. Poezia ka qenë pikëtakuese e preferuar për artin e poetit.

PREFERUESHËM

PREFERÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. preferohet, që është i preferuar; i parapëlqyeshëm. Tip i preferueshëm. Sport i preferueshëm. Muzikë (melodi) e preferueshme.

SOROLLATJE

SOROLLÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Veprimi kur sorollat a sorollatem; endje poshtë e lart pa punë. Sorollatja ishte aktiviteti i tij i preferuar. Pa hezituar, filloi sorollatjen e nuk bëri asgjë.
2. Vajtje sa andej-këtej pa mbaruar punë. Sorollatja e qytetarëve pa u dhënë zgjidhje problemeve duhetndalet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.