Fjalori

Rezultate në përkufizime për “predikues”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

APOSTOLIZËM

APOSTOLÍZ/ËM,~MI m., fet. 1. Sistem i autoritetitpakufizuar kishtar.
2. Predikim ose përshtrirje e besimitkrishterë sipas mënyrës së apostujve; veprimtari e përkushtuar apostolike për të përhapur një besim, një doktrinë ose një bindje. Apostolizmi predikues. Apostolizëm i rrallë. Iu përkushtua apostolizmit.

APOSTULL
ENDACAK

ENDACÁK,~E mb. 1. Që nuk ka vendbanim ose vendqëndrimcaktuar; që e ndërron vazhdimisht vendin e banimit; që është karakteristik për një endacak. Njeri endacak. Fise endacake. Jetë endacake. Kampingje të ngritura nga turistë endacakë. Predikues endacak. Ngazëllim prej cigani endacak. Trupa teatri endacake
2. endet pa punë a pa ndonjë qëllimcaktuar, bredharak. Çapitej filozofi endacak. Kapet vjedhësi endacak. Djaloshi endacak.
3. shtegton (për kafshët); që jeton nëpër rrugë. Peshq endacakë. Lehu një qen endacak. Sterilizimi i kafshëve endacake.
Sin.: bredharak, bredhacak, shtegtar, nomad.

LËÇITËS

LËÇÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT vjet. 1. Lexues.
2. fet. Predikues.

PREDIKATOR
PREDIKATOR
PREDIKUES

PREDIKÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që predikon, predikator. Si predikuesshkretëtirë si predikues që s’e dëgjon asnjeri. Gjerasim Qiriazi ishte rilindës, iluminist, predikues.
Sin.: prift, përhapës, propagandues.

PROFET

PROFÉT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. fet. I dërguar i Zotit, që vjenpërhapë një fe, që shpreh vullnetin hyjnor dhe parathotë atë që do të ngjasëvonë.
2. fig. Ai që parathotë a paralajmëron diçka që do të ndodhë në të ardhmen.
Sin.: parathënës, parashikues, predikues, propagandues, fatrrëfyes, fatthënës.

PROFETIK

PROFETÍK,~E mb., libr. 1. fet. Që ka të bëjë me profetin si i dërguar i Zotit.
2.parashikon dhe paralajmëron diçka që do të ndodhë në të ardhmen; që ka natyrën a karakterin e një profecie, parashikues. Fjalë profetike. Në mënyrë profetike. Me ton profetik.
Sin.: predikues, propagandues, parashikues.

PROPAGANDIST
PROPAGANDUES

PROPAGANDÚES,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Propagandist, predikues.

PROPAGANDUESE
TAOIST

TAOÍST,~E mb., fet., filoz. Që ka të bëjë me taoizmin; që është ithtar, predikues i taoizmit. Prift taoist. Tempull taoist. Arti taoist.

UNGJILLOR

UNGJILLÓR,~E mb., fet. 1. Që ka të bëjë me ungjillin, që i përket ungjillit, i ungjillit; që mbështetet tek ungjilli, që ka frymën e ungjillit, që pajtohet me ungjillin. Pjesë ungjillore. Predikues ungjillor. Moral ungjillor.
2. Që u përket lëvizjevekrishtera reformuese. Kishat ungjillore.

UNGJILLTAR

UNGJILLTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fet. 1. Secili prej hartuesve të katër libraveungjillit; ungjillor.
2. Predikues i ungjillit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.