Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DYZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Tregohem i lëkundur e i pavendosur për diçka, nuk di si të bëj, nguroj të vendos menjëherë, jam në dy mendje për diçka, jam mëdyzaj. Dyzoi për një çast. - Pse dyzon?
2. kal. Bashkoj dy gjëra të njëjta; dyfishoj; përsërit edhe një herë të njëjtën gjë. Dyzoi vargjet.
3. filoz., jokal. edhe kal. Pranoj e predikoj dualizmin.
PREDIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur predikoj ose kur predikohet. Predikimi i priftit.
2. fet. Fjala që u mban prifti besimtarëve në kishë për t’u shpjeguar mësimet e fesë etj.; pjesë nga ungjilli që u lexohet e u shpjegohet besimtarëve nga prifti.
✱Sin.: shpjegim, sqarim, përhapje, propagandim, moralizim.
PROPAGAND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj propagandë, merrem me propagandë. Propagandoj teknikën e teknologjinë bashkëkohore.
2. keq. Mundohem t’i mbush mendjen dikujt me fjalë të zbrazëta e të gënjeshtërta. Propagandonin gënjeshtrat kundër luftës çlirimtare të Kosovës.
✱Sin.: predikoj, popullarizoj, popullzoj, shtrij, përhap, mashtroj, gënjej.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë