Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pravulloj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PRAVULLIM
PRAVULLIT

PRAVULLÍT (PRAVULLÍS) vep., ~A, ~UR krahin., kal. Pravulloj.

PRAVULLOJ

PRAVULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Mbaj mbi avull fytyrën, duart etj. për t’i ngrohur; laj me ujë të nxehtë trupin a një pjesë të tij. Pravulloj shtatin. Pravulloj këmbët. Pravulloj hundët thith avull me hundë që të më shkojëftohtët.
2. Fut diçka në ujë të nxehtë, përvëloj.
3. E nxeh a e ngroh shumë diçka me zjarr a me ujë të nxehtë, e bëj avull. Pravulloj rrobat. Pravulloi odën.
Sin.: përvëloj, ngroh.

PËRVËLOJ

PËRVËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Djeg keq me ujë të valuar a me një lëng tjetër shumënxehtë. E përvëloi me ujë. Më përvëloi çaji gojën (gjuhën).
2. kal. Djeg shumë e menjëherë, përcëlloj.përvëloi duart tenxherja. I përvëloi cigarja buzët.
3. kal. Djeg me një lëndë kimike etj. Përvëloi lëkurën me acid. Plehu i përvëloi bimët.
4. kal. E bëjketë shumënxehtë a zjarrmimadhe. Na përvëloi dielli. E përvëluan ethet.
5. kal. I hedh ujë të valuar për t’i hequr puplatlehtë. Përvëloj pulën (gjelin e detit).
6. kal. Ziej në ujë të nxehtë për ta larë (për rrobat). Përvëloj rrobat (çarçafët).
7. kal. I hedh një gjelle lyrëskuqur Përvëloj pilafin (makaronat). Përvëloj me gjalpë (me vaj).
8. kal. I hedh përsipër shurupnxehtë një ëmbëlsire për ta zbutur dhe për ta ëmbëlsuarshumë. Përvëloj bakllavanë (kadaifin). Përvëloj me shurup.
9. jokal., vet. v. III djeg shumë; kam therje a pickimeforta. E përvëloi piperka. I përvëloi fytin duhani. Na përvëloi tymi sytë. Më përvëlon goja (gryka). Më përvëlojnë sytë për gjumë. Më përvëlon krahu nga gjilpëra. Më përvëlon plaga.
10. edhe fig., kal. E djeg dhe e shkatërroj; i shkaktoj një dëm të madh a një fatkeqësi.Luftën ballkanike pushtuesit përvëluan fshatra e qytete (na therën e na përvëluan).
11. kal. E djeg keq dikë për një faj a për një gabim. E përvëloi mirë një herë.
12. fig., kal. E zhduk me rrënjë një të keqe, e djeg diçka dëmtare e që pengon ecjen përpara, e bëj shkrumb e hi.
13. fig., kal. E bëj dikëvuajë shumë shpirtërisht, ia djeg zemrën, i shkaktoj fatkeqësimadhe. Na përvëloi zemrën (shpirtin). Na përvëloi vdekja e tij. Më përvëloi me atë që bëri.
Sin.: djeg, përcëlloj, pravulloj, zhurit, pikëlloj, cërit, ziej, nxeh, valoj, vloj, skuq, shkatërroj, zhduk, shfaros, asgjësoj, shkrumboj.
Ia përvëloi (ia dogji) *lëkurën (dikujt). E përvëloi *vendin (dikush) tall. Ma përvëloi (ma dogji) *zemrën (shpirtin) (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.