Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KÉP,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Shkëmb i madh me thepa. Arritëm në një kep të rrezikshëm.
2. Secili nga thepat e mprehtë të një shkëmbi; cep. U gjakos në kepin e shkëmbit.
3. gjeogr. Bregdet shkëmbor dhe i thepisur; breg i tillë që zgjatet si hundë në det. Kepi i Rodonit. Kepi i Gjelbër.
4. Almise bujqësore për të prashitur; prashajkë (shatë, çapë etj.). Prashit (capit) me kep.
5. Çekiç në trajtë dalte me majë të mprehtë për të gdhendur gurin e mullirit, për të kalitur kosën etj. E kalit (e gdhend) me kep.
6. fig., edhe si mb. Fëmijë i zgjuar a i mprehtë nga mendja dhe mjaft i shkathët. Djalë (çun) kep.
7. fig., edhe si mb. Vjedhës i shkathët i gjërave të vogla; kepës. E kapën kepin.
✱Sin.: thep, cep, prashajkë, çekiç, shatë, çapë, hundë, bisht, kepës.
SQEPÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Vegël dore e zdrukthëtarëve dhe e muratorëve, e përbërë prej një pllake të metaltë me teh të kthyer nga njëra anë e me mykë si çekan nga ana tjetër dhe me bisht të shkurtër druri, që përdoret për të gdhendur, për të ngulur e shkulur gozhdë etj. Ishte dëmtuar bishti i sqeparit dhe marangozi nuk mund të punonte. E gdhendi me sqepar të gjithë copën e drurit.
2. Lloj shati i vogël me teh të kthyer, që përdoret për të prashitur. Fermeri po pastronte barërat pranë pemëve me një sqepar të vogël. Sqepari dukej i madh në duart e tij të vogla, por ai prapë e prashiste tokën pa u ndalur.
✱Sin.: skupës, lugës, lugaç, qeser, çapë, shat, prashajkë.
♦ Më i rëndë *bishti se sqepari.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë