Fjalori

Rezultate në përkufizime për “prarohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FLAKOHET

FLAK/ÓHETII jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR v. III Prarohet; lahet me ar. U flakuan stolitë.

PRARIM

PRARÍM,~I m. 1. Veprimi sipas kuptimeve kur praroj ose kur prarohet diçka. Prarimi i medaljes (i kubesë, i bustit, i shtatores).
2. Shkëlqim a dritëngjyrë si të arit. Prarim i zbehtë. Prarim vezullues. Prarimi i agimeve (i perëndimitdiellit).
Sin.: larje, shkëlqim, përhënim, hënim.

PRARUESHËM

PRARÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. mundprarohet. Bizhuteriprarueshme.
2. I praruar. Liqeni i prarueshëm na ftonte buzë tij.

SHAPOHEM

SHAP/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Zverdhemngjyrë të shapit, lëverdhem. Shapohem e bëhem si dylli. U shapuafytyrë. T’u shapofshin këmbët! (mallk.).
2. pës. e SHAPÓJ.
Sin.: zverdhem, lëverdhem, verdhem, verdhohem, zbehem, shkëlqehet, ndritet, fajkohet, prarohet, llamburitet.

SHKËLQEJ

SHKËLQ/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER 1. jokal., vet. v. III Lëshon dritëndritshme e vezulluese, rrezaton dritë; shndrit. Shkëlqen hëna (dielli). Shkëlqejnë yjet. Shkëlqen drita. Shkëlqen si yll. Shkëlqen si dielli i pranverës.
2. jokal., vet. v. III Reflekton dritëfortë, është si i larëdritë, bëjndritë diçka duke e pastruar me kujdes; llamburit, vezullon. Shkëlqendiell. Shkëlqejnë të artat (perlat, rruazat, florinjtë, gurët e çmuar). Shkëlqejnë gotat (pjatat, lugët, enët). I shkëlqenin xhamat. Shkëlqen bora. Shkëlqen oqeani (lumi, liqeni, deti). I shkëlqejnë këpucët (çizmet). I shkëlqejnë dhëmbët. I shkëlqejnë faqet (flokët). Shkëlqen si kristal (si ar).
3. jokal., vet. v. III Ndrin nga pastërtia, vetëtin. Shkëlqen dhoma (shtëpia). I shkëlqejnë rrobat.
4. jokal., Duket sikur shndrit nga një ndjenjë e brendshme e fortë (për sytë dhe fytyrën); shpreh gëzimin, lumturinë etj. me pamjen e fytyrës e të syve. I shkëlqejnë sytë nga gëzimi. I shkëlqen fytyra nga lumturia. Shkëlqen nga dashuria. Shkëlqen i tëri. Shkëlqen e qesh.
5. jokal., fig. Bie në sy për cilësiveçanta, shquhet mbitjerët në një fushë, në një punëcaktuar etj.; ka famë. Shkëlqen me zgjuarsinë (me talentin) e tij. Shkëlqenmatematikë (në mësime). Shkëlqenekran. Shkëlqen si shkrimtar. Shkëlqen në të gjitha fushat. Emri i Skënderbeut shkëlqen në çdo kohë. Shkëlqen nga goja flet bukur. Shkëlqen me stilin e tij.
6. kal. I jap shkëlqim diçkaje. I shkëlqeu enët.
Sin.: shndrit, ndrit, llamburit, vezullon, llapëtin, zdrit, dritëson, shkëndit (shkëndis), përshkëndit, rrëngjen, flakërin, flakëron, flakërit, flakon, rrezaton, rrëzëllen, rrezit, rrezon, shkëlqeron, shkëndis, përshkëndis, praron, shkreptin, ndizet, llaps, llapëtin, praron, prarohet, farfurit, zbardh, zbardhëllon, zbardhëllen, qesh, feks.
I shkëlqejnë *faqet (dikujt). I shkëlqejnë (i ndritin) *sytë (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.