Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FSHEHTËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i fshehtë, karakteri i fshehtë i diçkaje. Fshehtësi e plotë. Fshehtësia e veprimeve (e bisedimeve). Ruhet në fshehtësinë më të madhe mbahet shumë e fshehtë.
2. E fshehta. Fshehtësitë e natyrës.
✱Sin.: konspiracion, prapaskenë, prapashpinë, e fshehtë, tinëzi.
KULÍS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. Prapaskenë.
ORKESTRÚAR (i, e) mb. 1. muz. Që është orkestruar. Muzikë e orkestruar. Këngë popullore të kënduara e të orkestruara prej tij.
2. fig. I organizuar, i drejtuar, i planifikuar në mënyrë të kujdesshme e të koordinuar, shpesh duke nënkuptuar prapaskenë ose manipulim. Akt i orkestruar. Atentat i orkestruar. Kryengritje e orkestruar. Një ngjarje e manipuluar dhe e orkestruar nga autoritetet. Dukej si sulm i orkestruar politikisht.
PRAPA- fjalëform. gjymtyra e parë e fjalëve të përbëra e të përngjitura, që u përgjigjet kuptimeve të ndajfoljeve prapa e pas (p.sh. prapaskenë, prapashtesë; i prapambetur; prapaveprues; prapavendos, prapakthej etj.).
PRAPASHPÍN/Ë,~A f. 1. usht. Ana që ndodhet pas shpinës së trupave të vendosura në formacion luftimi ose në marshim. Siguroi prapashpinën. E goditi armikun në prapashpinë. I doli në prapashpinë.
2. fig. Fshehtësi; prapaskenë. Vepronte në prapashpinë.
✱Sin.: shpinë, fshehtësi, prapaskenë.
PRAPASKENÍK,~E mb. 1. Që bëhet në prapaskenë, që ka të bëjë me prapaskenën, i prapaskenës.
2. Që bëhet me pabesi, i pabesë. Lëri me mua lojërat prapaskenike.
PRAPASKÉN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. teatër. Pjesa prapa skenës së një teatri; gjithçka që vendoset prapa skenës së një teatri. Prapaskena e teatrit. Punëtor i prapaskenës. Qëndron në prapaskenë.
2. fig. Veprime që bëhen në fshehtësi e me qëllim të keq, intriga e komplote që bëhen prapa krahëve të dikujt; fshehtësi. Intriga e prapaskena. Kurdisin (thurin) prapaskena. E organizuan në prapaskenë.
✱Sin.: fshehtësi, intrigë, prapashpinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë