Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MOSPRAKTIKÍM,~I m. 1. Situatë në të cilën nuk zbatohet diçka për të cilën jemi përgatitur ose kemi marrë trajnim, mosvënie në praktikë e aftësive a shprehive të fituara; kund. praktikim. Mospraktikimi nga nxënësit i teorisë që marrin në orën e mësimit.
2. Mospërfshirje aktive në një fe a në diçka tjetër që beson; kund. praktikim. Liria për mospraktikimin e besimit.
PRAKTIKÚAR,~IT (të) as. Praktikim. Të praktikuarit bën të përsosurën.
STËRVÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur stërvit a stërvitem. Mjeku e udhëzoi ta vazhdonte stërvitjen e muskujve pas dëmtimit. Stërvitja e ushtarëve të mobilizuar zgjati disa ditë. Trajneri pa se stërvitja e sportistëve nuk ishte e mjaftueshme. Nuk e rekomandonin stërvitjen e sforcuar të kuajve para garës.
2. sport. Përgatitje e rregullt, e vazhdueshme dhe e shkallëzuar për të fituar aftësi e shkathtësi në një degë të sportit. Prej kohësh u ishte nënshtruar stërvitjeve sistematike. Nxënësit e praktikonin në palestër stërvitjen gjimnastikore. Fusha ku bënin stërvitje ishte rregulluar para pak kohësh. Atletët shkonin çdo ditë në stërvitje. Nuk mori pjesë në stërvitjen e ekipit pas dëmtimit në gju.
3. usht. Tërësia e mësimeve dhe e ushtrimeve të vazhdueshme e sistematike që bëhen për të rritur aftësinë dhe gatishmërinë luftarake. Stërvitje ushtarake. Stërvitje rreshtore (taktike, fushore). Plani i stërvitjes. Bën stërvitje me trupat. Dolën në stërvitje. U kthyen nga stërvitja.
✱Sin.: ushtrim, praktikim, mësim, trajnim, parapërgatitje, praktikë, kalitje, regjje, çelikosje, rysje, lojë, gjimnastikë.
USHTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dikush ushtron a ushtrohet. Ushtrimi i trupit (i krahëve, i këmbëve). Ushtrimi i sportit. Ushtrimi i gjuetisë (i peshkimit). Ushtrimi i profesionit.. Ushtrimi i forcës. Ushtrimi i pushtetit. Ushtrimi i kontrollit. Ushtrimi i të drejtave (i ligjeve).
2. sport. Lëvizje të caktuara të trupit a të gjymtyrëve që përsëriten rregullisht për t’u shkathtësuar ose për të fituar shprehitë e nevojshme; lëvizjet a figurat që bën dikush në një vegël sportive etj. Ushtrime gjimnastikore (fiskulturore). Ushtrime të thjeshta. Ushtrimet e manifestimit. Ushtrime në unaza (në paralele). Ushtrime për nxehje. Ushtrim me pistoletë. Ushtrime me trup të lirë. Bëj ushtrimin e parë.
3. Detyrë që i jepet dikujt (zakonisht nxënësit a studentit) për të ngulitur më mirë njohuritë a rregullat e mësuara ose për të fituar shprehitë e nevojshme gjatë zbatimit të këtyre shprehive a rregullave. Ushtrim i thjeshtë. Ushtrim i lehtë (i vështirë). Ushtrime aritmetike (gjuhësore, drejtshkrimore). Ushtrime të foluri. Ushtrime me katër veprime (mat.) Përmbledhje ushtrimesh. Zgjidh ushtrimin. Shkruaj ushtrimin.
4. fin. Tërësia e veprimeve që kryhen për të zbatuar buxhetin shtetëror gjatë një periudhe të caktuar. Ushtrimi financiar. Ushtrimi vjetor. Mbyllja e ushtrimit.
✱Sin.: stërvitje, praktikim, praktikë, mësim, gjimnastikë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë