Fjalori

Rezultate në përkufizime për “praktikë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ADET

ADÉT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Mënyrë veprimi ose sjelljeje etj., që përsëritet vazhdimisht nëpër kohë; shprehi e fituar nga përsëritja e vazhdueshme, normë shoqërore, rregull, praktikë. Adet i vjetër (i keq, i ri). Është adet. E ka adet. E ka bërë adet. Adetet tona. Bëj adetet. E kemi (për) adet. Sipas adetit të tyre. Siç është adeti. E do adeti. Sa për adet. Ruaj (shkel) adetet.
Sin.: zakon, shprehi, traditë, ves.

ADOPTOJ

ADOPT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. drejt. Birësoj; marrkujdestari dhepërgjegjësi ligjore një person, zakonisht një fëmijë, që nuk është i lindur nga prindërit adoptues; marrfamilje një të mitur dhe e rrit si fëmijën tim, e bëj ligjërisht bir a bijëshpirt një fëmijetjetërkujt. Adoptoj një djalë (një vajzë). Adoptoj një të mitur.
2. libr. Pranoj ose përvetësoj një ide, një praktikë, një metodë, një stil të ri; pranojndjek a të zbatoj një vijë, një parim, një metodë pune. Adoptoj një teknologji të re. Adoptojjetë të re.
3. libr. Pranoj ose marr me anëvotimit një vendim, një thirrje etj. Adoptuan një rezolutë. Adoptoi një metodë (një politikë, një doktrinë).

AKTUALIZOHET

AKTUALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., vet. v. III 1. vetv. Bëhet aktual a bashkëkohor, përditësohet e zbatohetpraktikë; bartetrealitetin e tashëm. Programi aktualizohet automatikisht.
2. pës. e AKTUALIZÓJ. U aktualizimi i të dhënavekontratës. Të dhënat aktualizohen çdo ditë. Kjo temë mundaktualizohet.
Sin.: përtashësohet, përditësohet, përshtatet, bashkëkohorizohet, modernizohet, jetësohet, sendërtohet, realizohet, zbatohet.

AKUSHERIK

AKUSHERÍK,~E mb., mjek. Që ka të bëjë me akusherinë, që ka të bëjë me shtatzëninë, me lindjen dhe me lehoninë. Kujdes akusherik. Ndërhyrje akusherike. Praktikë akusherike. Trajnim akusherik. Trajtim akusherik.

ANARKOFEMINIZËM

ANARKOFEMINÍZ/ËM,~MI m., filoz. Teori dhe praktikë shoqërorekombinon anarkizmin dhe feminizmin; prirje anarkike për të shfuqizuargjitha format e sundimit gjinor, veçanërishtsundimitburrit mbi gruan. Teori (pikëpamje) anarkofeminizmit.

ANARKOLIBERALIZËM

ANARKOLIBERALÍZ/ËM,~MI m., filoz., pol. Lëvizje që ka për qëllim realizimin e lirive të njeriutgjendje paligjshmërie, çrregullimi dhe kaosishoqërisë. Kritika e anarkoliberalizmit. Tezat e anarkoliberalizmi. Anarkoliberalizmi si ide dhe praktikë.

ANTILIGJ
ANTIORTODOKSIZËM

ANTIORTODOKSÍZ/ËM,~MI m., fet. Ideologji, qëndrim ose praktikëështë kundër ortodoksisë; të qenët kundër ortodoksizmit dhe ndaj ortodoksëve në përgjithësi. Përshtrirja e antiortodoksizmit. Teoria e antiortodoksizmit. Prijësit e antiortodoksizmit. Mendimi i tij shoqërohet nga antiortodoksizmi.

ASEPTIZËM

ASEPTÍZ/ËM,~MI m., mjek. Praktikë ose procedurësynonarrihet një gjendje aseptike, pa rrezikshmëri infektimi, ku mënjanohen ose minimizohen mikroorganizmatmundshkaktojnë infeksione. Zbatimi i aseptizmit. Procedurat e aseptizmit.
Sin.: pastërti, sterilizim, dezinfektim.

ASTATIN

ASTATÍN,~I m. sh. ~E, ~ET Element kimik radioaktiv i grupit të halogjenëve (simboli At, nr. atomik 85), shumë i rrallënatyrë dhe për arsye të paqëndrueshmërisë së tij me përdorimvogëlpraktikë.

BIDAT

BIDÁT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. keq. Diçka e shpikur, sajim, sajesë. - Ç’është ky bidat? Bidat i mirë.
2. etnogr. Zakon i ri a praktikë e re që vjenkundërshtim me të mëparshmen; mënyrë sjelljeje e re. Mos qit bidate pa nevojë. Bidat i ri në katundvjetër. (fj. u.).
Sin.: sajesë, sajim, sendërgji, sendërgjim.

BOLSHEVIZËM

BOLSHEVÍZ/ËM,~MI m., hist. Teori e praktikë e lëvizjes proletare për përmbysjen e kapitalizmit me dhunë dhe për kalimin shoqërinë komuniste, u përpunua Rusi nga V. I. Lenin. Pasojat e bolshevizmit në shoqërinë ruse. Përhapja e idevebolshevizmit. E akuzuan për bolshevizëm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.