Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÍSK/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT Shkëndijë, prafullimë. Lëshoi iskra.
SHKËNDÍJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grimcë e zjarrit që shkëputet nga një trup i ndezur a i skuqur; gacë. Nga zjarri u përhapën një tufë shkëndijash.
2. Thërrmijë e zjarrtë që krijohet nga fërkimi i dy trupave të fortë (metale ose gurë) e që shuhet shpejt; xixë. Nga fërkimi i dy gurëve u krijuan shkëndija. Nga kudhra dilnin shkëndija. U shua si shkëndijë vdiq shpejt. Një shkëndijë ndez një mal. (fj. u.).
3. Shkreptimë drite që krijohet nga një shkarkim elektrik. Shkëndijë elektrike.
4. fig. Diçka e vogël që bëhet faktor për fillimin a për ndezjen e një lëvizjeje a të një veprimtarie të rëndësishme. Shkëndija e alfabetit të gjuhës shqipe. Shkëndija e një gjuhe të përbashkët. U bë shkëndijë për...
5. fig. Shenjat e para të shfaqjes së një aftësie të veçantë a të një talenti te dikush. Një shkëndijë shprese (gëzimi). Shkëndija e talentit. Shkëndijë zgjuarsie.
6. fig. Emocione të forta (gëzim, dashuri) ose një ndjenjë e ndezur që reflektohet në sy. I lëshojnë sytë shkëndija.
7. zool. Xixëllonjë (lat. Lampyris noctiluca), shkëndijëz. Dolën shkëndijat. Vrapoi pas shkëndijave.
6. zool. Insekt me trup të zi ose ngjyrëkafe të hapur, me flatra të mëdha e me këmbë të gjata, që shfaqet në kohën e lulëzimit të pemëve dhe dëmton lulet e tyre. Mollët i dëmtoi shkëndija.
✱Sin.: xixë, fluturashkë, gacë, leskër, flakërim, agzot, stërkalë, prafullimë, çikë, çikëz, cikërr, shkërpicë, xixëllonjë.
♦ E ka syrin (i ka sytë) shkëndijë (dikush) është trim i madh, është shumë guximtar; i shkreptijnë sytë (dikujt); e ka syrin (i ka sytë) xixë; e ka syrin (i ka sytë) shpuzë; i lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija (dikujt). I lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija (xixa, çika) (dikujt). 1. I shkëlqejnë fort sytë nga një gëzim i madh, nga zemërimi ose nga urrejtja; është trim e guximtar i madh, nuk përmbahet dot; i shkreptijnë sytë; i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë)1; e ka syrin (i ka sytë) shkëndijë (xixë) (dikush); e ka syrin (i ka sytë) shpuzë (dikush). 2. I verbohet vështrimi sikur ka diçka të ndritshme përpara (nga një goditje e fortë etj.); i shkreptijnë sytë. Ndezi shkëndijën (dikush) dha shkas i pari, u bë shkaktari i parë për diçka; ndezi zjarrin; i dha zjarr barutit. I shkrepi një shkëndijë (një xixë) (dikujt) i erdhi papritmas një mendim i ri në kokë, nisi vetiu t’i lindë një ide për diçka. I vuri shkëndijën (xixën) (diçkaje) u bë shkaktar që diçka të shpërthejë, të shkatërrohet etj.; i vuri flakën.
XÍX/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Thërrmijëz e zjarrtë dhe e ndritshme, e cila shkëputet nga diçka që digjet, nga një trup i skuqur kur rrihet etj.; shkëndijë. Xixat e zjarrit. Xixat e oxhakut. Tufë xixash. Gur xixash gur zjarri. Lëshon xixa. Shkëputen xixa. Xixat të vogla - zjarri i madh. (fj. u.).
2. Shkëlqim i thërrmuar që krijohet nga thyerja e rrezeve të dritës në një sipërfaqe; njollë a pikë e ndritshme. Xixat e liqenit.
3. zakon. sh., bised. Pikla të ndritshme me ngjyrë tjetër në një stof, në një pëlhurë etj. Pallto me xixa. Fytyrë me xixa.
4. fig. Shkëndijë3. Xixë gëzimi. Xixat e para të rinisë. Xixat e diturisë.
✱Sin.: shkëndijë, prafullimë, çikë, çikërr, çikëre, flakërim, njollë.
♦ Bën xixë (dikush) është shumë i bukur, shkëlqen, shquhet ndër shokë a ndër shoqe (zakonisht për vajzat dhe nuset); bën dritë. E bëj xixë (diçka) e pastroj deri sa të shkëlqejë, e ndrit; e bëj pasqyrë; e bëj dritë. I futi (i shtiu) xixat (dikujt) shih i futi (i shtiu) mizat (dikujt). E ka syrin (i ka sytë) xixë (dikush). 1. Shikon shumë mirë, ka sy të mprehtë; i ka sytë xham. 2. I shkëlqejnë sytë nga trimëria; e ka syrin shkëndijë; e ka syrin bakër; s’i trembet (s’i fiket) syri (dikujt). I lëshojnë (i nxjerrin) sytë xixa (*shkëndija, çika) (dikujt). Me *syrin (me sytë) xixë. I shkrepi një xixë (një *shkëndijë) (dikujt). I vuri xixën (*shkëndijën) (diçkaje). Xixë guri njeri i shkathët e i shpejtë, shpuzë, zhivë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë