Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PJÉSËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesë e vogël.
2. Copë a pjesë shumë e vogël, që mezi dallohet ose që nuk mund të shihet me sy; grimcë; thërrmijë. Pjesëzat e ajrit. Pjesëz me ngarkesë pozitive (fiz.) grimcë përbërëse e atomit, me masë të barabartë me elektronin, por me ngarkesë pozitive; pozitron. Pjesëz me ngarkesë negative (fiz.) grimcë përbërëse e atomit, me masë të barabartë me pozitronin por me ngarkesë negative; elektron.
3. gjuh. Pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shërben për të shprehur qëndrimin e folësit ndaj asaj që thuhet, duke i dhënë një fjale a tërë fjalisë një ngjyrim plotësues ose për të shprehur lloje të ndryshme të lidhjeve gramatikore (p.sh. ja, jo, nuk, pa, që, pikërisht, po, sidomos, mbase etj.).). Klasifikimi i pjesëzave.
4. gjuh. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje pjesëzash: Pjesëz dëftuese. Pjesëz përcaktuese. Pjesëz kufizuese. Pjesëz përforcuese. Pjesëz modale. Pjesëz pohuese. Pjesëz mohuese. Pjesëz krahasuese. Pjesëz pyetëse. Pjesëz dyshuese. Pjesëz veçuese.
✱Sin.: pjesë, thërrmijë, thërrime, grimcë, fjalëz.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë