Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKSIÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT filoz. 1. Parim ose përgjithësim i nxjerrë nga përvoja, që nuk ka nevojë për vërtetim, që merret si gjë e ditur dhe si pikënisje në një arsyetim ose në një shkencë për ndërtimin dhe për argumentimin e parimeve të tjera. Aksiomë matematike (aritmetike, gjeometrike, algjebrike). E marr (e pranoj) si aksiomë. Aksiomë filozofike. Aksiomë logjike. Aksiomë shkencore. Aksioma statike. Aksioma e induksionit. Aksioma planetare.
2. Një e vërtetë e qartë, e padiskutueshme, e pranuar prej të gjithëve. Kjo është një aksiomë.
✱Sin.: postulat, parim, përgjithësim, tezë, teoremë, pohim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë