Fjalori

Rezultate në përkufizime për “postoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MUR

MUR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ndërtim i gjatë e i ngushtë me tulla, me gurë a me qerpiçë, të lidhur zakonisht me llaç, me baltë etj. ose thjesht prej betoningrihet lart mbi themelet dhepërbën pjesën anësore të një ndërtese ose shërben për të ndarë dhomat, për të rrethuar një oborr a një kopsht etj. Mur i trashë (i hollë, i fortë, i lartë, i ulët). Mur i thatë (ndërt.) mur i bërë vetëm me gurë, pa llaç, pa baltë, pa çimento etj. Mur ndarës mur ndërmjetës. Muri rrethues. Mur mbajtës (mbrojtës). Mur guri (tulle, qerpiçi). Muret e dhomës (e shtëpisë, e ndërtesës). Muri i oborrit (i kopshtit, i pusit). Trashësia (gjatësia, lartësia) e murit. Faqja e murit. Sahat muri sahatvaret në mur. Gazetë muri. Bëj (ngre, ndërtoj) mur. Lyej (ndreq) muret. Rrethoj me mur. Shemb muret. Përforcoj murin. Ra (bëri bark) muri. U prishën (plasën) muret. Hipi (u ngjit) mbi mur. Kapërceu murin. U ul rrëzë murit. U fsheh pas murit. Ra nga muri. Burrishkallë, po shkalla në mur. (fj. u.) njeriu duhet përpiqet edhe me guxim, edhe me mençuri për të arritur diçka. Gur gur bëhet mur. (fj. u.) ca e nga ca mbarohet një punë e rëndësishme, pak e nga pak mundarrish diçkamadhe. Një gur s’bën (s’çon) mur. (fj. u.) nuk mjafton një përpjekje e vogël për të arritur diçkamadhe, duhetshumë se një njeri për të bërë një punëmadhe, me një lule s’vjen pranvera. Muri luan, burri s’luan. (fj. u.) ai që është burrë e mban fjalën. S’i bihet murit me kokë. (fj. u.) s’duhet t’ia hysh një veprimi krejtpaarsyeshëm, është e kotënisësh diçkapamundshme. Fusha ka sy e muri (pylli, gardhi, mali) ka veshë. (fj. u.).
2. Ndërtim i lartë e i trashë mbrojtës rreth një qyteze, një kodre etj. Muret e kështjellës (e kalasë). Nën muret e Krujës.
3. Faqja anësore e një kanali, e një galerie etj. Mure anësore (gjatësore). Muret e kanalit (e galerisë).
4. Faqja anësore e zgavrës së një organitrupit; cipa e hollëpjesën e brendshme të një organi. Muret e enëvegjakut (e barkushes). Muri i trakesë. Sëmundja ka prekur muret e organit.
5. fig. Varg i ngjeshur a radhë e shtrënguar njerëzish, sendesh etj., të vendosur shumë pranë njëri-tjetrit, që përbëjnë një mburojë ose një pengesëfortë për dikë a për diçka. Mur i fortë (i ngjeshur). Mur njerëzish (makinash). Mur lojtarësh (sport.) rresht lojtarëshzënë vend, në një largësicaktuar, njëri me tjetrin, kur kundërshtari gjuan topin (në futboll).
6. fig. Diçkapengon arritjen a plotësimin e një pune, pengesë e fortë për dikë a për diçka. Mur i pakapërcyeshëm. Muri i heshtjes. Shembi murin e së vjetrës. I ndante një mur. Vunë një mur midis tyre.
7. kompj. Pjesa qendrorefaqen e profilit të një përdoruesi ku shfaqen postimet dhe mesazhetrrjetet sociale (përdoret kryesisht me foljetipit postoj, shkruaj, komentoj etj.). Postova disa fotomurin tim. Postoj emrat në mur. Komentovamurin e shoqes.
Ai mur atë baltë do përçm. shih ajo baltë për atë mur është përçm. Ajo *baltë për atë mur është përçm. I bie murit me kokë (me krye) (dikush) ia hyn një veprimipaarsyeshëm ose një punedihet se është e pamundshme, ka një guximtepruar e të kotë; i bie malit me kokë (me krye). S’ka dalë jashtë mureve (dikush) s’ka dalëjetë, nuk e njeh jetën e gjallë; nuk është i lidhur me njerëzit, nuk di punëtjera përveç punëveveta; është mbyllur brenda (katër) mureve. Fol o *gur, fol o mur! mosërf. I flet murit është kokëfortë dikush dhe nuk kthen përgjigje fare ose nuk bindet kur i flasim për diçka. Fol me murin! keq. kujt i thua!, është njeri shumë kokëfortë a shumë mendjemadh, nuk merr vesh a nuk ua vë veshin fare fjalëve të të tjerëve. E kapërceu murin (dikush). 1. E teproi për diçka, nuk u soll a nuk veproi me rregull e me masë; e kaloi (e kapërceu) kufirin. 2. Kapërceu një pengesë a një vështirësi; e hodhi (e kapërceu) hendekun. Kërkofsh muret me dorë! mallk. u verbofsh, të dalçin sytë! Mbaj murin me shpinë keq. pres kot, pres pa asnjë shpresë; nuk kam shpresë; m’u prenë shpresat. Është mbyllur brenda (katër) mureve (dikush) nuk është njeri i dalë, nuk e njeh jetën e gjallë; nuk është i lidhur me njerëzit e me jetën, di vetëm për punën e vet; s’ka dalë jashtë mureve. Sikur ka ndezur murin (dikush) iron. mbahet më të madh, krekoset e mburret shumë, me mendjemadhësi, me kapadaillëk; si gjeli majë plehut. I ngriti një mur (dikujt) i vuri përpara një pengesëpakapërcyeshme për ta ndarë ngatjerët ose për t’i ndalur diçka; i krijoi një vështirësi për ta penguar për diçka. Për ta ngjitur pas muri. 1. Shumë i dobët nga shëndeti; kockë e lëkurë. 2. Shumë i dobët dhe i fortë, si llapë që nuk përtypet dot (për mishin); për ta përplasur në mur (pas murit); për të rrahur murin. Për ta përplasur në mur (pas murit) shumë i dobët dhe i fortë, si llapë që nuk përtypet dot (për mishin); për ta ngjitur pas murit; për të rrahur murin. Për të rrahur murin mospërf. i fortë e i ashpër; pa asnjë vlerë, që nuk bën fare dhe është për ta flakur; shumë i dobët dhe i fortë, si llapë që nuk përtypet dot (kryesisht për mishin); për ta ngjitur pas murit; për ta përplasur në mur (pas murit). Shemb murin (muret) heq a rrëzoj me forcë çdo pengesë që më ka dalë përpara për të bërë diçka. E kam shkruar në mur (diçka) e mbaj shënim, e shënoj për të mos e harruar a për ta mbajtur parasysh; e ngulitmendje; e vë në çetele. Shkul një *gur nga një mur. Shoh prapa murit e di se mundbëhet diçka e ngjashme; e parashikoj dhe pres mundësinë për diçka; vras mendjen edhe për atë që mundndodhë nesër; i shoh gjasën (diçkaje). E vuri me *shpatulla pas murit (dikë).

POSTIM

POSTÍM,~I m. Veprimi kur postoj ose kur postohet diçka.
Sin.: dërgim, nisje.

RIPOSTOJ

RIPOST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Postoj përsëdyti. Ripostoj publikimin e Bibliotekës kombëtare.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.