Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARKITEKTÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Arti i projektimit, i vendosjes dhe i zbukurimit të ndërtesave ose të veprave të tjera; bashkim i artit, i shkencës dhe i teknikës për të krijuar struktura funksionale, estetike dhe të qëndrueshme. Vepër e arkitekturës. Dega e arkitekturës. Studio e arkitekturës. Qendra e arkitekturës. Fjalori i arkitekturës. Merret me arkitekturë.
2. Mënyra e vendosjes, e ndërtimit dhe e zbukurimit të ndërtesave në pjesën e jashtme. Arkitekturë e thjeshtë. Arkitektura e qytetit.
3. Stil i veçantë në vendosjen, ndërtimin dhe zbukurimin e ndërtesave dhe të veprave të tjera. Arkitektura romake (greke, gotike). Arkitektura moderne. Arkitektura postmoderne.
4. Arkitektonikë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë