Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BLO/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET inf. Faqe ose platformë elektronike në internet për të shkruar a për të bërë postime të ndryshme, si artikuj, fotografi, video etj.; ditar vetjak në internet; revistë elektronike. Blog zyrtar (personal). Krijimi i blogut. Shkëmbejnë informacione në blog. Blogje interesante. Postim në blog. Epoka e blogut.
MATEMATIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E zgjidh duke përdorur matematikën, e kthej në matematikë. Kompjuteri matematizoi gjuhën.
2. E mbush me koncepte dhe veprime matematikore, e trajtoj sikur të jetë lënda e matematikës. Nuk dua ta matematizoj këtë postim.
NËNKUPTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Kuptim i dytë, i fshehtë a i paqartë i një fjale, i një shprehjeje ose i një veprimi. Flet me nënkuptime. I shkeli syrin me nënkuptim. Postim me nënkuptim. Deklaratë me nënkuptim për dikë. Fjala e saj nuk ka asnjë nënkuptim.
✱Sin.: domethënie, nëntekst, supozim, parakuptim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë