Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PENGÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gjë që i zë rrugën dikujt a diçkaje dhe e ndalon atë ose ia vështirëson lëvizjen, diçka që pengon kalimin a lëvizjen. Pengesë natyrore (ujore). Hasi rrugës në mjaft pengesa.
2. sport. Parmak, ledh, mur, gardh, lumë etj. që duhet kaluar a kapërcyer gjatë një gare. Vrapim me pengesa.
3. fig. Diçka që pengon kryerjen e një pune ose arritjen e një qëllimi; diçka që e ndalon, e vonon ose e vështirëson plotësimin e një pune, të një detyre etj.; vështirësi. Pengesa kryesore. Pengesa të mëdha (të vogla, të shumta). U bë pengesë. Hasi pengesa. Sjell pengesa. I kapërceu pengesat. S’ka pengesa.
4. Pengore, pengojcë.
✱Sin.: pengojë, ngecë, ngecull, pengore, stërkëmbës, pengim, ndërkëmbje, vështirësi, prag, gardh, pritë, mur, postbllok, barrikadë, ledh, mur, tarabë, yçkël, çarravi, dandalle, sëkëlldi, ngalëz, hendek, terrë, parmak, ndalesë, vonim, pengore, fërtomë, fre.
POSTBLLÓ/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. Vend në një pikë kufitare a diku tjetër ku bëhet kontrolli i njerëzve, i mjeteve etj. E ndalën në postbllok. E kaloi postbllokun.
2. usht. Vend ku një njësi e posaçme e shërbimit bën rojë gjatë njëzet e katër orëve dhe kontrollon hyrjen e daljen e njerëzve e të materialeve të ndryshme në një repart; postërojë.
3. Tra sa gjerësia e rrugës, që mund të ngrihet e të ulet për të lënë të lirë ose për të mbyllur kalimin në një vend të caktuar.
4. fig., libr. Pengesë për të ndaluar kalimin ose zhvillimin e diçkaje; gardh. Postbllok i pakalueshëm (i pakapërcyeshëm). Është bërë postbllok kundër hyrjes së mallrave të kontrabanduara.
✱Sin.: pengesë postërojë, pikëkontroll, pikëdalje, pikëhyrje, pengesë, gardh.
VENDKALÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vend i caktuar a rrugë për kalim të njerëzve, kafshëve a gjërave; rrugë e ngushtë a qafë mali ku mund të kalojnë njerëzit e kafshët; shteg. Vendkalim i ngushtë. Vendkalim në lumë. Vendkalimet për këmbësorë. Vendkalim mbi një kapërcyell. Vendkalim kufitar vend i caktuar për kalimin e vijës kufitare për qarkullim rrugor, ajror, detar, hekurudhor, ku kontrolli kufitar ushtrohet në mënyrë të përhershme, në periudhat sezonale ose kohë pas kohe.
2. Hapësirë e lirë që ndodhet midis rreshtave ose radhëve të karrigeve në sallën e kinemasë, teatrit në stadium etj. Vendkalimet në stadium (në sallën e teatrit).
✱Sin.: portë, kalim, kalesë, kapërcyell, qafë, prevë, udhë, xhade, postbllok.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë