Fjalori

Rezultate në përkufizime për “postatem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LODHEM

LÓDH/EM jovep., ~A (u), ~ÚR 1. vetv. pakësohet a më pritet fuqia, e ndiej vetenkëputur a të dobësuar (nga një punë e rëndë, nga një udhëtim i gjatë, nga një sëmundje a gjendje e rëndë shpirtërore etj.); kund. çlodhem. U lodh shumë. U lodh e u përshesh u lodh shumë, u rraskapit, u këput fare. Nuk lodhet lehtë. M'u lodhën duart (këmbët, sytë) U lodhkëmbë. Sa jam lodhur sot! Rri, se u lodhe! Po nuk u lodhe sot, do të mundohesh mot. (fj. u.).
2. Përpiqem e mundohem shumë për të bërë diçka a për dikë, harxhoj fuqitë për t’ia arritur diçkaje. U lodh e u mundua, po s’nxorri gjë. Sa është lodhur nëna për ty! U lodh duke ia shpjeguar (duke ia përsëritur). Mos u lodhni kot, s’i mbushet mendja atij!
3. Mërzitem shumë nga pritja e gjatë, nga kërkesavazhdueshme, nga vështirësitë e shumta etj., humbas durimin e qëndresën; thyhem shpirtërisht, e lëshoj veten. U lodha, s’pres më. Mos u lodh kaq shpejt! M’u lodhën veshët. S’lodhet kurrë ai me fëmijët. U lodh nga jeta.
4. pës. e LODH.
Sin.: rraskapitem, këputem, dërrmohem, drobitem, sqaqem, leqendisem, mundohem, dobësohem, molisem, postatem, mërzitem.
*Gjuhët e gjata janë lodhur tall. S’i lodhet *gjuha (dikujt).

POSTATJE

POSTÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin. Veprimi kur postat ose kur postatem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.