Fjalori

Rezultate në përkufizime për “poshtërohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALTOSEM
DEKSOHEM

DEKS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Poshtërohem; ndjehem i poshtëruar; s'e dua veten nga turpi i poshtërimit. Nuk është burrëri të deksosh dikë.
2. vet. v. III Gangrenizohen (indet e gjalla).

PËRULEM

PËRÚL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ul veten; poshtëroj veten. S’donte të përulej paratjerëve.
2. vetv. Nënshtrohem, gjunjëzohem; thyhem, përkulem. Mos u përul nga vështirësitë e jetës!.
3. vetv. Ul kokënshenjë nderimi para dikujt a diçkaje; e nderoj thellë. Përulemi para kujtimit të të rënëve për pavarësim.
4. pës. e PËRÚL.
Sin.: ulem, poshtërohem, mposhtem, përkulem, nënshtrohem, gjunjëzohem, kërrusem, dorëzohem, jepem, falem, lëvarem, thyhem.

TELENDISEM

TELENDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Turpërohem, më nxihet faqja, poshtërohem në sy të botës. U telendis keq. Hap sytë e mbaj vesh se telendisesh.
2. pës. e TELENDÍS.
Sin.: turpërohem, poshtërohem, përflitem, përgojohem, shahem.

VËRZHGOHEM

VËRZHG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv.çirret lëkura me diçkamprehtëmajë, më bëhet gërvishtje e madhe; më nxihet lëkura nga një goditje e fortë, më vrugohet. U vërzhgua në fytyrë. Iu vërzhgua lëkura.
2. fig., vetv. Turpërohem, bëhem me turp; më nxihet fytyra. U vërzhgua keq. Iu vërzhgua fytyra (faqja).
3. pës. e VËRZHGÓJ.
Sin.: vrugohem, vreditem, çirrem, gërvishtem, grithem, gërricem, rripem, dërrmishem, gërdhucem, marrohem, turpërohem, poshtërohem, koritem.

ZHBURRËROHEM

ZHBURRËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. dobësohet fuqia, guximi e trimëria, humbas vetitë e mira e të lartaburrit, më bie burrëria; kund. burrërohem. Nuk u zhburrëru asnjëherë, bir!
2. vetv. Humbas nderin, turpërohem, poshtërohem (për një burrë). Nuk zhburrërohet burrikëtë moshë.
3. pës. e ZHBURRËRÓJ.
Sin.: çnderohem, poshtërohem, turpërohem.

ZHIBLOHEM

ZHIBLÓHEM jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vet. v. III. Mbushet me papastëti. U zhiblua qumështi.
2. fig., vetv. Turpërohem, poshtërohem duke bërë hile. Ma mirë me dekë pa u zhiblue, se me çarue. (fj. u).
3. pës., vet. v. III e ZHIBLÓJ.

ÇNDEROHEM

ÇNDER/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Humbas nderin a emrin e mirë, më njolloset nderi, turpërohem a poshtërohem; kund. nderohem. Mos lejoçnderohet trashëgimi yt. Nuk do të çnderoheni derishekujshekujve.
2. pës. e ÇNDERÓJ. Mos i çnderohet vajzëria e vet.
Sin.: njollosem, turpërohem, poshtërohem, përdhunohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.