Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PORSATHARTÚAR (i, e) mb. Që porsa është thartuar, që është thartuar pak kohë më parë, i porsaprerë. Qumësht (bulmet) i porsathartuar.
✱Sin.: i posathartuar, i sapothartuar; i porsaprerë, i posaprerë, i sapoprerë.
PORSAZË́NË (i, e) mb. 1. Që porsa është zënë a kapur; që ka pak kohë që është zënë (për një njeri a një kafshë). Peshqit e porsazënë.
2. Që porsa ka mbirë a ka zënë (për bimët). Kalemat e porsazënë.
3. Që porsa është zënë (për kosin etj.). Kos (djathë) i porsazënë.
✱Sin.: i posakapur, i sapokapur, i porsazënë, i posazënë, i sapozënë, i porsambirë, i sapombirë, i posambirë, i porsathartuar, i sapothartuar, i posathartuar, i porsafejuar, i sapofejuar, i posafejuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë