Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PORSAHÁPUR (i, e) mb. 1. Që porsa është hapur; që është hapur para pak kohe. Kuti e porsahapur. Shishe e porsahapur.
2. Që porsa është gërmuar a është hapur. Kanal i porsahapur. Varr i porsahapur.
3. Që porsa është kthyer a është punuar për herë të parë (për tokën etj.). Rrugë e porsahapur.
4. Që porsa ka filluar veprimtarinë. Shkollat e porsahapura. Tregtore e porsahapur.
5. Që porsa ka lulëzuar; i porsaçelur. Lule e porsahapur. Pemët e porsahapura.
✱Sin.: i posahapur, i sapohapur, i porsaçelur, i porsaçelur, i sapoçelur, i sapopëruruar, i porsapëruruar, i posapëruruar, i sapogërmuar, i posagërmuar, i porsagërmuar, i sapopunuar, i posapunuar, i porsapunuar.
PORSALËRÚAR (i, e) mb. Që porsa është lëruar; që ka pak kohë që është lëruar. Tokat (fushat) e porsalëruara.
✱Sin.: i sapolëruar, i posalëruar, i sapopunuar, i porsapunuar, i posapunuar.
PORSAPUNÚAR (i, e) mb. Që porsa është punuar; që ka pak kohë që është punuar, i sapopunuar. Tokë (arë) e porsapunuar.
✱Sin.: i posapunuar, i sapopunuar, i porsalëruar, i posalëruar, i sapolëruar, i porsagërmuar, i posagërmuar, i sapogërmuar.
POSAPUNÚAR (i, e) mb. I sapopunuar, i porsapunuar. Tokë (arë, kopsht) i posapunuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë