Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PORSABË́RË (i, e) mb. Që porsa është bërë; që është bërë pak kohë më parë. Port i porsabërë. Byrek i porsabërë.
✱Sin.: i sapobërë, i posabërë, i porsagatuar, i posagatuar, i sapogatuar, i porsapërgatitur, i posapërgatitur, i sapopërgatitur, i porsagatitur, i posagatitur, i sapogatitur, i porsakrijuar, i posakrijuar, i sapokrijuar, i sapondërtuar, i porsandërtuar, i posandërtuar.
PORSAMBARÚAR (i, e) mb. Që porsa ka mbaruar a që porsa është mbaruar.
✱Sin.: i posambaruar, i sapombaruar, i porsandërtuar, i posandërtuar, i sapondërtuar, i porsambyllur, i posambyllur, i sapombyllur, i porsapërfunduar, i posapërfunduar, i sapopërfunduar.
POSANDËRTÚAR (i, e) mb. I sapondërtuar, i porsandërtuar. Ishte rrëzuar muri i posandërtuar.
SAPONDËRTÚAR (i, e) mb. Që sapo është ndërtuar, që është ndërtuar pak kohë më parë. Shtëpi e sapondërtuar. Ndeshja do të mbahej në stadiumin e sapondërtuar. Qytetarët hynë në banesat e sapondërtuara.
✱Sin.: i porsandërtuar, i posandërtuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë