Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PORSAMARTÚAR (i, e) mb. Që porsa është martuar; që është martuar pak kohë më parë. Çift i porsamartuar. Të rinj të porsamartuar.
✱Sin.: i sapomartuar, i posamartuar.
POSAMARTÚAR (i, e) mb. I sapomartuar, i porsamartuar. Foto nga çifti i posamartuar.
SAPOMARTÚAR (i, e) mb. Që sapo është martuar, që është martuar pak kohë më parë. Kishte një djalë të sapomartuar. Çifti i sapomartuar. I bëj dhuratë vajzës së sapomartuar.
✱Sin.: i porsamartuar, i posamartuar.
SAPOMARTÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që sapo është martuar, ai që është martuar pak kohë më parë. Dhoma e të sapomartuarve. Të sapomartuarit ishin ndarë. U dha këshilla të sapomartuarve.
✱Sin.: i porsamartuar, i posamartuar.
SAPOMARTÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që sapo është martuar, ajo që është martuar pak kohë më parë. Këshilla për të sapomartuarat. E sapomartuara takoi shoqet. Fotot e së sapomartuarës u pëlqyen.
✱Sin.: e porsamartuar, e posamartuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë