Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PORSAKÓRRUR (i, e) mb. Që porsa është korrur; që është korrur pak kohë më parë, i sapokorrur. Grurë i porsakorrur. Bar i porsakorrur. Arë e porsakorrur. Livadh i porsakorrur.
✱Sin.: i sapokorrur, i posakorrur, i porsakositur, i posakositur, i sapokositur, i sapombledhur, i porsambledhur, i posambledhur, i porsagrumbulluar, i posagrumbulluar, i sapogrumbulluar.
PORSAKOSÍTUR (i, e) mb. Që porsa është kositur; që është kositur pak kohë më parë; i porsakorrur.
✱Sin.: i posakositur, i sapokositur, i porsakorrur, i posakorrur, i sapokorrur.
PORSAMBLÉDHUR (i, e) mb. Që porsa është mbledhur.
✱Sin.: i sapombledhur, i posambledhur, i porsagrumbulluar, i posagrumbulluar, i sapogrumbulluar, i posavjelë, i porsavjelë, i sapovjelë, i posakorrur, i porsakorrur, i sapokorrur.
POSAKÓRRUR (i, e) mb. I sapokorrur, i porsakorrur. E hapi për të tharë barin e posakorrur.
SAPOKÓRRUR (i, e) mb. Që sapo është korrur, që është korrur pak kohë më parë. Gruri i sapokorrur. Një arë e sapokorrur. Mblodhën jonxhën e sapokorrur.
✱Sin.: i porsakorrur, i posakorrur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë