Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PORSAKËPÚTUR (i, e) mb. 1. Që porsa është marrë a është vjelë nga pema; që ka pak kohë që është këputur, i sapokëputur. Domate (mollë, lule) të porsakëputura.
2. Që porsa është ndarë nga gjiri i nënës, që porsa është këputur (zakonisht për të voglin e kafshës), i sapokëputur. Qengj (kec) i porsakëputur.
✱Sin.: i sapokëputur, i posakëputur, i porsavjelë, i posavjelë, i sapovjelë.
PORSAVJÉLË (i, e) mb. 1. Që porsa është marrë nga pema, që porsa është këputur nga bima; i njomë e i freskët. Pambuk i porsavjelë.
2. Që porsa i janë mbledhur kokrrat; që ka pak kohë që është vjelë. Pemët (mollët, dardhët) e porsavjela.
✱Sin.: i posavjelë, i sapovjelë, i porsambledhur, i sapombledhur, i posambledhur, i porsakëputur, i posakëputur, i sapokëputur, i freskët.
POSAKËPÚTUR (i, e) mb. I sapokëputur, i porsakëputur. E gjeti duke ngrënë një shegë të posakëputur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë