Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PORSAFORMÚAR (i, e) mb. 1. Që porsa ka marrë formën e vet, që porsa është formuar; që porsa ka arritur zhvillimin e duhur. Trup i porsaformuar. Boçe të porsaformuara. Gjuhë letrare e porsaformuar.
2. Që porsa është themeluar, që porsa është krijuar a është organizuar. Shtet i porsaformuar. Ekip i porsaformuar.
✱Sin.: i sapoformuar, i posaformuar, i sapokrijuar, i porsakrijuar, i posakrijuar, i sapothemeluar, i porsathemeluar, i posathemeluar, i sapoorganizuar, i posaorganizuar, i porsaorganizuar.
PORSAKRIJÚAR (i, e) mb. Që porsa është krijuar; që ka pak kohë që është krijuar. Skuadër e porsakrijuar.
✱Sin.: i sapokrijuar, i posakrijuar, i porsaformuar, i posaformuar, i sapoformuar, i porsabërë, i posabërë, i sapobërë.
PORSATHEMELÚAR (i, e) mb. Që porsa është themeluar; që është themeluar pak kohë më parë. Universitet (kolegj, institut) i porsathemeluar.
✱Sin.: i posathemeluar, i sapothemeluar, i porsaformuar, i posaformuar, i sapoformuar, i porsangritur, i posangritur, i sapongritur.
POSAFORMÚAR (i, e) mb. I sapoformuar; i porsaformuar. Në emër të shoqatës së posaformuar foli kryetari. Ansambli i posaformuar kërceu valle nga trojet arbërore.
SAPOFORMÚAR (i, e) mb. Që sapo është formuar, që është formuar pak kohë më parë. Shtet i sapoformuar. Gjuhë letrare e sapoformuar. Qeveria e sapoformuar filloi punën.
✱Sin.: i porsaformuar, i posaformuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë