Fjalori

Rezultate në përkufizime për “posaçelur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PORSAPËRURUAR

PORSAPËRURÚAR (i, e) mb. porsa është përuruar, që është përuruar pak kohëparë; i porsainauguruar.
Sin.: i posapëruruar, i sapopëruruar, i porsainauguruar, i posainauguruar, i sapoinauguruar, i porsahapur, i posahapur, i sapohapur, i porsaçelur, i posaçelur, i sapoçelur.

PORSAÇELUR

PORSAÇÉLUR (i, e) mb. 1. porsa ka çelur; që ka çelur pak kohëparë. Gonxhe (lule) të porsaçelura. Trëndafil i porsaçelur.
2.porsa është çelur (një rrugë etj.); që porsa është kthyer a është punuar për herëparë (për tokën etj.), i porsahapur. Rrugë e porsaçelur. Gropë e porsaçelur.
3.porsa ka dalë nga veza (për zogun). Zogjtë e porsaçelur.
4. porsa ka marrë trajtën e tij të plotë.
5.porsa ka filluar veprimtarinë e vet, i porsahapur. Shkollë e porsaçelur. Dyqanet e porsaçelura. Ekspozitë e porsaçelur.
Sin.: i sapohapur, i porsahapur, i sapodalë, i porsadalë, i posadalë, i sapoçelur, i posaçelur, i saposhpërthyer, i posashpërthyer, i porsashpërthyer.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.