Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAGËTÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. përmb. Kafshët shtëpiake që mbahen për prodhimet e tyre dhe për punë bujqësore, gjë e gjallë; një kafshë e tillë shtëpiake. Bagëti e trashë lopët, qetë dhe buajt. Bagëti e imët (e hollë) dhentë e dhitë. Bagëti të leshta. Njëzet krerë (kokë) bagëti. Pleh (lëkurë) bagëtish. Ahur (kasolle) bagëtish. Kope (tufë) bagëtish. Pazari i bagëtive. Lëshoj (kullot, dimëroj) bagëtinë. Shkon me bagëti. Bagëti e bujqësi. Zërat e bagëtive. Bagëti e shënuar pas veshit (keq.) njeri që tregohet me gisht për të këqijat që ka bërë; ai që njihet për keq si kau balash. Njeriu pa dituri është porsi bagëti. (fj. u.). Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. (fj. u.). Po deshe bujqësi, mbaj edhe bagëti. (fj. u.). Shiu në prill për njerëzinë, në maj për bagëtinë. (fj. u.).
2. shar. Njeri i trashë e i pagdhendur, njeri i paditur, kafshë. Ishte fare bagëti.
✱Sin.: kafshë, shtazë, hajvan, blegtori, gjë.
♦ *Ahur bagëtish (diku). Bagëti e trashë shar. njeri i paditur, i pagdhendur a budalla, gdhe; kafshë. *Bari (çoban) pa bagëti. Me *shtëpi e bagëti.
BALLËQËNDÍSUR mb., fig. 1. Që e ka ballin të bukur; ballëndritur, ballargjend. Çupë ballëqëndisur.
2. Ballëstolisur, ballëlulisur. Moj nuse ballëqëndisur.
3. si em. f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Ngrehu çupë, ngrehu, / Se të pret ky djali, / O ballëqëndisura, / Porsi zanë mali. (folk.).
BALLËVRÉNJTUR mb. Ballëngrysur, fytyrëvrenjtur, buzëpaqeshur; kund. foleqesh, gazmor. Iku i mërzitur e ballëvrenjtur. Ç’ke që qan porsi fëmija, / Ballëvrenjtur në ato male?
BÚKUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. vet. nj., filoz. Veti objektive e sendeve dhe e dukurive që janë të zhvilluara në mënyrë të harmonishme e të përkryera në llojin e tyre, që të japin kënaqësi e të bëjnë t'i admirosh; të qenët i bukur, bukuria; kund. e shëmtuara. E bukura dhe e shëmtuara - dy anët e së njëjtës medaljeje. E bukura dhe e dobishmja. Ndjenja e së bukurës. Ligjet e së bukurës. Njohja e së bukurës. E bukura pa nder është si lulja pa erë. (fj. u.).
2. Vajzë e bukur. E bukura porsi yll, / Si hëna qi ndrit në pyll. (folk.). - O moj fletë e kumbullës, / Dil foli së bukurës. (folk.).
3. vet. sh., euf., mjek. Grykët, bajamet. Iu bënë të bukurat.
♦ E Bukura e Dheut. 1. folk. Figurë e përrallave popullore shqiptare, që përfytyrohet si një vajzë shumë e bukur, e mirë dhe e dashur. 2. zool. Pikëlore. E Bukura e Jetës arb. folk. shih E Bukura e Dheut1 folk. E bukura e minjve euf. shih nusja e lalës.
►MÁJM/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shtoj mish e vë dhjamë duke u ushqyer mirë; ngjallem, shëndoshem shumë. Kullos bagëtinë që të majmet. Majmet porsi ngjala. S’majmet (s’shëndoshet) kau ditën që do të theret. (fj. u.).
2. fig., bised., vetv. Pasurohem shumë, fitoj shumë para dhe vë kapital. U majm me para. Disa biznesmenë po majmen nga viti në vit. Le të majmet pak vendi.
3. fig., vetv., vet. v. III Fryhet, zmadhohet; trashet. S’duhet lënë e keqja të majmet.
4. pës. e MAJM. Viçat janë majmur nga ushqimi i bollshëm.
✱Sin.: dhjamem, dhjamosem, shëndoshem, ngjallem, pasurohem.
MESKËPÚTUR,~A f. Vajzë a grua me bel të hollë. - Cila është me e bukura? - Ajo meskëputura (kr. pop.). Kërcen porsi flutura, ajo meskëputura (kr. pop.).
PÓRT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i hapur e i gjerë, zakonisht në murin e oborrit të një shtëpie etj., nëpër të cilin mund të hyjnë e të dalin njerëz e automjete dhe që mbyllet me kanate ose me një fletë metalike që lëviz mbi një shinë; kanatet që e mbyllin atë; dera kryesore e jashtme e një shtëpie. Portë druri (hekuri). Porta e shtëpisë (e oborrit). Portat e kalasë. Kanatet (fletët) e portës. Hap (mbyll) portën. Trokiti në portë. Porta e Lartë (hist.) sulltani dhe qeveria si autoriteti më i lartë e përfaqësues i Perandorisë Osmane. Të thirra te porta / Më dole te muri / Qepallat e tua / porsi halë gruri! (folk.). Në portën e shurdhakut trokit sa të duash. (fj. u.). Porta e madhe nuk bëhet për miun e vogël! (fj. u.).
2. Derë.
3. spec. Secila nga fletët e lëshuesit në një lumë, në një kanal etj., që shërbejnë për t’i bërë pritë ujit ose për të lëshuar ujin kur kalon nivelin e caktuar. Portë automatike. Portat e pendës. Porta e derdhjes.
4. spec. Pajisje e posaçme që lejon ose ndalon hyrjen a daljen e një lëngu, të avullit, të ajrit etj. në diçka. Porta e sigurimit. Porta e ajrimit.
5. sport. Hapësirë e kufizuar midis dy shtyllash pingule dhe një shtylle horizontale në fushën e futbollit, të hokejit etj., që mbulohet prapa me një rrjetë dhe që mbrohet nga një lojtar. Porta kundërshtare. Vija e portës vijë që bashkon dy shtyllat pingule, e cila shërben si kufi për golin. Zona e portës. Rrjeta e portës. Mbron portën. Gjuajti në portë. Hyri topi në portë.
6. Vend i hapur nga ku mund të hyjë dikush a diçka. Porta e doganës. Porta veriore e vendit. Portat e qytetit.
7. Qafë e ngushtë kalimi në një mal.
8. Shteg kalimi (edhe fig.). Ia mbylli portat dikujt a diçkaje ia zuri shtigjet, nuk e lejon të hyjë a të kalojë. Ia hapi portat dikujt a diçkaje e lejon të hyjë lirisht dikë a diçka, lë shteg të lirë kalimi për këdo; e pranon brenda.
9. Pjesë e lojës guraçokthi, kur vendoset dora në trajtën e bërçikut si hapësirë, nëpër të cilën kalojnë gurët që nxirren jashtë; derë. Bëj portën. I kaloi (i futi) gurët në portë.
10. kompj. Ndërfaqe për transferimin e informacionit midis një kompjuteri dhe pajisjeve të tjera. Portë paralele.
✱Sin.: derë, hyrje, shteg, dalje, vendkalim.
♦ Pa *derë e pa portë. *Han me dy (me katër) porta keq. I hap (i çel) portën (portat). 1. (dikujt). E lejoj të hyjë a të kalojë diku, nuk e pengoj; e lejoj të marrë pjesë në diçka; nuk e pengoj që të përparojë, i krijoj mundësinë të arrijë një qëllim etj.; i hap (i çel) derën (dyert); i hap (i çel) shtegun; kund. i mbyll portën (portat). 2. (diçkaje). E lë të hyjë, të përhapet a të zhvillohet lirisht diçka që e dua; i hap (i çel) derën (dyert); ia hap (ia çel) të dyja kanatat; i hap (i çel) shtegun; kund. i mbyll portën (portat). Luan *rezen e portës (dikush) iron. I mbyll portën (portat). 1. (dikujt). Nuk e lë të hyjë a të kalojë diku, e ndaloj, e pengoj; nuk e lejoj të marrë pjesë në diçka; e pengoj të përparojë, nuk i krijoj mundësinë të arrijë një qëllim etj.; i mbyll derën (dyert); ia mbyll shtegun; kund. i hap (i çel) portën (portat). 2. (diçkaje). Nuk e lë të hyjë, të përhapet a të zhvillohet lirisht diçka që nuk e dua, e pengoj a e ndaloj; i mbyll derën (dyert); ia mbyll shtegun; kund. i hap (i çel) portën (portat). S’e nxë as *derë e as portë (dikë) keq. Nuk e nxë porta (dikë) shih nuk e nxë dera (dikë). E nxjerr te porta e pazarit (diçka) e nxjerr një të fshehtë dikush sa e marrin vesh të gjithë, ua thotë të gjithëve ç’di, e zbulon dhe e përhap diçka që duhet ta ruajë si të fshehtë. Portë pazari. 1. Llafazan i madh, njeri që merret shumë me thashetheme dhe nuk mban dot asgjë të fshehtë. 2. Vend ku hyn e del kushdo, pa pengesa, pa kontroll e me rrëmujë të madhe. Portë më portë në çdo shtëpi, shtëpi më shtëpi; derë më derë; prag më prag; vatër më vatër. E pret kali te porta (vajzën). Shikoj portën (*derën). Shpërthen një portë (një *derë) të hapur (dikush). Po troket në portë (diçka) po vjen, është fare afër; po troket në derë; është prapa derës. Troket në portë të hapur (në *derë) të hapur (dikush). Troket në portën (në *derën) e shurdhit (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë