Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HABER/ZÉZË,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që sapo ka vdekur; e porsavdekur. Ajo haberzeza, u nda nga jeta në moshën më të bukur!
✱Sin.: e porsavdekur, e sapovdekur.
HABER/ZÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Ai që sapo ka vdekur, i porsavdekur. Ai haberziu la pesë fëmijë.
✱Sin.: i porsavdekur, i sapovdekur.
POSAVDÉKUR (i, e) mb. I sapovdekur, i porsavdekur. Njeri i posavdekur.
SAPOVDÉKUR (i, e) mb. Që sapo ka vdekur, që ka vdekur pak kohë më parë. Burrë i sapovdekur. U kujdesën për personat e sapovdekur në aksident. I bënë të gjitha nderimet nënës së sapovdekur.
✱Sin.: i porsavdekur, i posavdekur.
SAPOVDÉKUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që sapo ka vdekur, ai që ka vdekur pak kohë më parë. Nderojnë të sapovdekurin. Të sapovdekurit i transportuan në morg. Ceremonia e varrimit për të sapovdekurin do të mbahej të nesërmen.
✱Sin.: i porsavdekur, i posavdekur.
SAPOVDÉKUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që sapo ka vdekur, ajo që ka vdekur pak kohë më parë. Respekt e nderim për të sapovdekurën. Mesazhi i lënë nga një e sapovdekur që duhet ta lexojnë të gjallët.
✱Sin.: e porsavdekur, e posavdekur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë