Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PORSANDËRTÚAR (i, e) mb. Që porsa është ndërtuar; që ka pak kohë që është ndërtuar, i sapondërtuar. Shkollë e porsandërtuar. Fabrikë (uzinë, urë) e porsandërtuar. Qiellgërvishtës i sapondërtuar.
✱Sin.: i porsandërtuar, i sapondërtuar, i porsabërë, i posabërë, i sapobërë, i porsambaruar, i posambaruar, i sapombaruar, i porsangritur, i posangritur, i sapongritur.
PORSANGRÍTUR (i, e) mb. Që porsa është ngritur; që është ngritur pak kohë më parë. Pallat (mur) i porsangritur.
✱Sin.: i posangritur, i sapongritur, i porsambaruar, i posambaruar, i sapombaruar, i porsazgjuar, i posazgjuar, i sapozgjuar.
PORSATHEMELÚAR (i, e) mb. Që porsa është themeluar; që është themeluar pak kohë më parë. Universitet (kolegj, institut) i porsathemeluar.
✱Sin.: i posathemeluar, i sapothemeluar, i porsaformuar, i posaformuar, i sapoformuar, i porsangritur, i posangritur, i sapongritur.
PORSAZGJÚAR (i, e) mb. Që porsa është zgjuar; që është zgjuar pak kohë më parë. Herë-herë ngre kokë si gjarpër i porsazgjuar.
✱Sin.: i posazgjuar, i sapozgjuar, i porsangritur, i posangritur, i sapongritur.
POSANGRÍTUR (i, e) mb. I sapongritur, i porsangritur. E puth me ngashërim flamurin e posangritur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë