Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PORSALIRÚAR (i, e) mb. 1. Që porsa ka dalë nga burgu a është liruar nga internimi, që porsa ka rifituar lirinë; që ka rifituar lirinë pak kohë më parë. Një njeri i porsaliruar.
2. vjet. Që ka pak kohë që është liruar nga shërbimi ushtarak, që porsa ka dalë në lirim. Ushtarët e porsaliruar.
3. Që është zbrazur para pak kohe; që porsa i është korrur e hequr prodhimi (për një arë etj.). Shtëpi (dhomë) e porsaliruar. Toka të porsaliruara.
✱Sin.: i posaliruar, i sapoliruar, i sapoçliruar, i porsaçliruar, i sapoçliruar, i sapolëshuar, i porsalëshuar, i posalëshuar, i porsadalë, i posadalë, i sapodalë, i sapokthyer, i porsakthyer, i posakthyer, i sapozbrazur, i posazbrazur, i porsazbrazur, i sapoboshatisur, i posaboshatisur, i porsaboshatisur.
PORSALËSHÚAR (i, e) mb. 1. Që porsa është lëshuar a që porsa është liruar, që është lëshuar a që është liruar pak kohë më parë. Zuri vendin e porsalëshuar. Pëllumbat e porsalëshuar.
2. I porsahapur. Gonxhe (burbuqe) e porsalëshuar.
✱Sin.: i posalëshuar, i sapolëshuar, i porsahapur, i posahapur, i sapohapur. i porsaçelur, i posaçelur, i sapoçelur.
POSALËSHÚAR (i, e) mb. I porsalëshuar, i sapolëshuar. Bagëtia e posalëshuar mori shpatin e malit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë