Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PLLÁST/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Grumbull i vogël sane të porsakositur. Ngarkova disa pllasta në kamionçinë. E hapa pllastën për t’u tharë.
PORSAKÓRRUR (i, e) mb. Që porsa është korrur; që është korrur pak kohë më parë, i sapokorrur. Grurë i porsakorrur. Bar i porsakorrur. Arë e porsakorrur. Livadh i porsakorrur.
✱Sin.: i sapokorrur, i posakorrur, i porsakositur, i posakositur, i sapokositur, i sapombledhur, i porsambledhur, i posambledhur, i porsagrumbulluar, i posagrumbulluar, i sapogrumbulluar.
POSAKOSÍTUR (i, e) mb. I sapokositur, i porsakositur. Livadh i posakositur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë