Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PORSABË́RË (i, e) mb. Që porsa është bërë; që është bërë pak kohë më parë. Port i porsabërë. Byrek i porsabërë.
✱Sin.: i sapobërë, i posabërë, i porsagatuar, i posagatuar, i sapogatuar, i porsapërgatitur, i posapërgatitur, i sapopërgatitur, i porsagatitur, i posagatitur, i sapogatitur, i porsakrijuar, i posakrijuar, i sapokrijuar, i sapondërtuar, i porsandërtuar, i posandërtuar.
POSAGATÚAR (i, e) mb., gat. I sapogatuar, i porsagatuar. Fli (bukë) e posagatuar.
PRÓSHKËT (i, e) mb. 1. I njomë, i freskët, që sapo është këputur (për pemët, perimet). Fiq të proshkët. Sallatë e proshkët.
2. Që sapo është pjekur ose është zier, që sapo ka dalë nga zjarri, taze, jo bajat, jo i ndenjur; që sapo është bërë, i njomë, i butë (për disa gatesa e ushqime). Bukë e proshkët. Gjellë e proshkët. Djathë i proshkët.
✱Sin.: i freskët, i njomë, taze, i çastit, i butë, i freskët, i proshkët, i sapokëputur, i porsapjekur, i porsagatuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë