Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PORSAÁRDHUR (i, e) mb. Që porsa ka ardhur; që ka ardhur pak kohë më parë. Turistë të porsaardhur.
✱Sin.: i sapoardhur, i sapombërritur, i porsambërritur.
PORSAMBËRRÍTUR (i, e) mb. Që porsa ka mbërritur, i sapombërritur.
✱Sin.: i posambërritur, i sapombërritur, i porsaardhur, i posaardhur, i sapoardhur.
POSAÁRDHUR (i, e) mb. I sapoardhur, i porsaardhur. Vullnetarët (ushtarët) e porsaardhur. Libra (veshje) për engjëllin e porsaardhur.
PËRSHNDRÍTUR (i, e) mb. Që është përshndritur, i shndritur, i ndriçuar. Lulet ishin harlisur nga vezullimi i përshndritur i pranverës së porsaardhur.
SAPOÁRDHUR (i, e) mb. Që sapo ka ardhur, që ka ardhur pak kohë më parë, i porsaardhur. Nxënësit e sapoardhur. Miqtë e sapoardhur u mirëpritën.
SAPOÁRDHUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që sapo ka ardhur, ai që ka ardhur pak kohë më parë, i porsaardhur. I sapoardhuri nuk njihte askënd. Përshëndetën të sapoardhurit në fshat.
SAPOÁRDHUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që sapo ka ardhur, ajo që ka ardhur pak kohë më parë, e porsaardhur. E sapoardhura u mirëprit. Nuk e njihnin të sapoardhurën.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë