Fjalori

Rezultate në përkufizime për “porositje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

POROSI

POROSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Kërkesë që i bëjmë dikujt për të blerë diçka, për t’i kryer një punë etj. Merr (pranon) porosi. Bëri një porosi porositi diçka. Qep me porosi.
2. Vetë sendiblihet, punakryhet etj. sipas kërkesës për të bërë diçka. Punime me porosi. I erdhi porosia me postë elektronike.
3. Punë e veçantë që i ngarkohet dikujt nga një tjetër për ta kryer; detyrë. I dha një porosi. La disa porosi. I kreu porositë.
4. Këshillë që i jepet dikujt për diçka; udhëzimevlefshme që i jepen dikujt, mësim. Porosiçmuara (shumëvlefshme). Me porosidikujt emërdikujt. Kryej (përmbush, vë në jetë) një porosi.
5. Diçka që i lihet një njeriu për t’u kujdesur, diçka që i besohet një tjetri. Ia mbajti porosinë.
6. Dëshirë e dikujt që ia lë si amanet një tjetri. Ia la porosi i ati.
Sin.: detyrë, këshillë, mësim, fjalë, amanet, shart, porositje, kërkesë, fjalë, udhëzim, urdhër, urdhëratë, krapje, vasiet.
*Mish me porosi.

POROSITJE
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.