Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PORDHÁC,~E mb., shar. 1. Që pjerdh shumë, që nuk i mbahen pordhët, pordhash.
2. fig. Që flet shumë, por që s’bën punë.
3. fig. Që shet mend, që trimërohet kot e mburret me të madhe, por që në të vërtetë ka frikë; frikacak.
✱Sin.: pordhash, pordhaman, pordhallak, pordhanak, pordhës, pordhëcan, pordhëcajkë, pordhashakull, pordhësh, pordhëtërkuzë, pordhëmadh, llafazan, dënglamadh, mburracak, frikacak.
PÓRDHËS,~I m. sh. ~, ~IT Pordhash, pordhëmadh.
PÓRDHËS,~E mb., edhe si em., bised., keq. 1. Që pjerdh shumë, pordhac.
2. fig. Që shet pordhë; që mbahet me të madh; hundëpërpjetë.
3. fig. I pazoti. Nuk pritet bereqet nga pordhësi!
✱Sin.: pordhac, pordhallak pordhash, pordhar, pordhës, pordhëmadh, pordhanak, pordhëcan, pordhëshitës, pordhësh, pordhëtërkuzë, pordhashakull, pordhëcajkë, i pazoti, hundëpërpjetë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë