Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ADSTRÁT,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. Ndikimi i gjuhës së ardhësve (zakonisht e një pakice) mbi gjuhën e një popullsie rrënjëse si gjuhë fqinje, ndikimi i një gjuhe a e një dialekti i një popullsie mbi gjuhën e një popullsi tjetër, me të cilën bashkëjeton për një kohë të gjatë; ndajshtresë. Adstrat i veçantë gjuhësor. Adstrat i përbashkët ballkanik. Adstrat indoevropian.
AKTÍV,~EI mb. 1. libr. Që është i gjallë, i palodhshëm, veprues; që vepron me gjallëri e shpejtësi, që nuk është pasiv, që merr pjesë vetë e me zell në një punë; që bëhet a që zhvillohet në mënyrë të gjallë e vepruese; kund. pasiv. Njeri aktiv. Jetë aktive. Punë aktive. Veprimtari aktive. Pjesëmarrës aktiv. Anëtar aktiv. Paraqitje aktive. Mbrojtje aktive. Pushim aktiv. Luan rol aktiv. Ndikim aktiv. Qëndrim aktiv. Tregohet aktiv. Bashkëpunim aktiv. Besueshmëri aktive. Adresë elektronike aktive. Faqe interneti aktive. Shpallje aktive. Fëmijë aktiv. Popullsi aktive popullsi në gjendje pune.
2. spec. Që merr pjesë dhe vepron në një proces; që vazhdon të veprojë, që nuk është shuar; që rrezaton ose jep një energji të caktuar. Përbërës aktiv. Thëngjill aktiv. Lëndë aktive. Pus aktiv. Vullkan aktiv. Sëmundje aktive. Shtresa aktive e tokës. Oksigjen aktiv. Krem aktiv. Formë aktive (pasive). Imunitet aktiv. Antenë aktive. Karrocë invalidore aktive.
3. libr. Që zotërohet dhe që vihet në përdorim të gjallë. Përvetësim (zotërim) aktiv. Fjalori aktiv. Zotëroj në mënyrë aktive një gjuhë. Leksiku aktiv (pasiv).
4. usht. Që është në shërbimin e rregullt e të vazhdueshëm. Oficer aktiv. Shërbimi ushtarak aktiv.
5. gjuh. Që tregon gjendje veprimi; veprore; kund. pasive. Folje aktive (pasive). Formë aktive foljore. Gjendje aktive foljore. E tashme aktive. Fjali aktive (veprore).
✱Sin.: veprues, zelltar, i gjallë, energjik, i përkushtuar.
ANGLOSAKSÓNË,~T m. kryes. sh. 1. Popullsi e Britanisë së Madhe me prejardhje nga fiset gjermane (anglët, saksonët dhe jutët), që u dyndën në Angli në shek. V-VI; popullsi e formuar nga shkrirja e grupeve etnike kelte e gjermane dhe më vonë edhe skandinave (vikinge). Anglosaksonët ndikuan fuqishëm në formimin e shoqërisë moderne britanike.
2. Emërtim për anglezët dhe amerikanët që kanë gjuhë amtare anglishten.
ÁRDHUR (i, e) mb. 1. Që ka ardhur nga një vend tjetër; kund. anas, rrënjës. Popullsi e ardhur. Mysafirë të ardhur.
2. Që është sjellë nga jashtë, i jashtëm (për mallrat). Mall (stof) i ardhur.
3. biol., gjeol. Që është formuar a është zhvilluar në një vend tjetër nga ai ku gjendet më pas; që ka ardhur nga një vend tjetër. Bimë e ardhur. Shkëmb i ardhur. Shtresë e ardhur. Ndikim i ardhur.
4. Që është ngritur e fryrë nga tharmi (për bukën); që ka ardhur në gjendjen e duhur për ta punuar ose për ta përdorur (për tokën, plehun). Brumë i ardhur. Bukë e ardhur. Turshi e ardhur. Tokë e ardhur. Pleh i ardhur.
5. fig., bised. I zhvilluar mirë nga trupi, me shtat të hedhur, i bëshëm. Me shtat të ardhur.
6. fig., bised. Që afrohet me njerëzit, që të fiton zemrën me fjalë të matura e të ëmbla. Djalë (burrë) i ardhur. Vajzë e ardhur. Me fjalë të ardhura.
♦ *Brumë i ardhur bised.
✱Sin.: ardhës, i jashtëm, i afërm, i shoqërueshëm, i njerëzishëm, i dashur, i mirë.
BOREÁL,~E mb., gjeogr. Që lidhet me Veriun, i Veriut; që ndodhet në gjysmërruzullin verior; që është karakteristik për Veriun, që ka të bëjë me rajonet e ftohta të Veriut; që jeton a që ndodhet brenda rrethit polar të Veriut. Gjysmërruzulli boreal. Popullsi boreale. Det boreal. Tokë boreale. Klimë boreale. Vera boreale. Zona boreale. Agim boreal. Flora boreale. Kafshë boreale. Pyje boreale. Aurorë boreale dukuri natyrore elektriciteti, e shoqëruar me një ndriçim të kuqërremë e të gjelbër të shtresave të larta të atmosferës në polin magnetik verior të Tokës.
BÓT/Ë,~AI f. 1. Rruzulli i Tokës; dheu me gjithçka që është në të, sipërfaqja e Tokës dhe gjithë qeniet që jetojnë në të, dheu, toka. Lëmshi (rruzulli) i botës. Harta e botës. Kontinentet (shtetet) e botës. Lumenjtë (ujërat) e botës. Rreth botës. Në fund të botës. Në të katër anët e botës. Udhëtim nëpër botë. Sa të jetë bota për jetë të jetëve. Botën kush e pa, / Botën kush gjezdisi, / Iu lumturua zemra, / Iu lumturua shpirti! (folk.). S’merret bota në krahë (në kurriz). (fj. u.). Bota është e rrumbullakët. (fj.u.).
2. sh. ~Ë, ~ËT Trup qiellor; planet. Botë të panumërta. Botët e gjithësisë.
3. Tërësia e formave të materies, realiteti; tërësia e çdo gjëje që është pavarësisht nga ndërgjegjja. Bota objektive (materiale, fizike, reale) të gjitha sendet pa jetë; gjithçka praktike që haset në jetën e përditshme, ndryshe nga bota abstrakte, teorike ose e idealizuar. Botë virtuale (inf.) mjedis elektronik i rrjeteve kompjuterike të komunikimit. Bota e jashtme. Njohja e botës. Uniteti i botës. Pasqyrimi i botës. Prejardhja e botës.
4. përmb., bised. Njerëzit mbi Tokë, popullsia e Tokës; njerëzit e tjerë, gjindja që na rrethon, njerëzia; njerëzit e huaj me të cilët nuk kemi të bëjmë; një njeri tjetër, dikush. Gjithë bota. Si gjithë bota. Në shtëpi të botës. Fjalët (gojët) e botës. Malli i botës mall i huaj. Në dasmë të botës. Me fjalët e botës. Çuditet gjithë bota. E di (flet) e gjithë bota. U rrit në dyert e botës. Hyri botë hyri si i huaj në shtëpinë e një tjetri. Jam botë për të jam njeri i huaj e i panjohur për të, s’jam i tij. Kali i botës të lë në udhë (në rrugë). (fj. u.). Mos hyr në pus me litarin e botës. (fj. u.). Mos shtjer kripë në gjellën e botës! (fj. u.). Bota jep sa t’i kesh dhënë. (fj. u.). E dhëna e botës - e gënjyera e gojës. (fj. u.). Kalit të botës i këputet nënbishtja edhe në të përpjetë. (fj. u.). Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket më e majme. (fj. u.).
5. edhe sh. ~Ë, ~ËT Shoqëria njerëzore e një vendi ose e disa vendeve, që është organizuar sipas një rendi të caktuar dhe që dallohet nga tipare historike e kulturore të veçanta; mënyra e jetesës dhe e organizimit shoqëror në një vend, në një grup vendesh ose në një periudhë historike. Bota e re. Bota perëndimore. Botë e lashtë (e vjetër) (hist.) bota që nga fillimet e qytetërimit deri në ndarjen e Perandorisë Romake (në vitin 467 të erës së re). Bota shqiptare. Bota antike. Bota ilire (greko-romake, arabe). Bota perëndimore. Bota e Lindjes. Bota moderne bota e sotme me zhvillimet e fundit dhe me idetë e reja. Bota përparimtare. Bota e jashtme vendet e tjera, vendet e huaja. Bota e tretë (hist.) kombe në zhvillim në Afrikë, në Azi dhe në Amerikën Latine; grupe të pakicave kombëtare brenda një kulture më të madhe mbizotëruese. Lufta ndërmjet dy botëve.
6. Tërësia e qenieve të gjalla që kanë veçori të përbashkëta të zhvillimit e të jetesës; tërësia e sendeve ose e dukurive që na rrethojnë; fushë e veçantë e dukurive a e sendeve të realitetit objektiv. Bota e gjallë. Botë bimore (bot.) tërësi e bimësisë së rruzullit të Tokës; klasifikim i organizmave të gjallë që përfshin të gjitha bimët; kategori e organizmave që përfshin të gjitha bimët me përjashtim të algave, kërpudhave e baktereve. Bota organike (joorganike). Bota njerëzore. Bota e kafshëve (biol.) botë shtazore Bota e pyllit. Bota e ngjyrave (e tingujve). Bota e yjeve. Në botën e përrallave.
7. Fushë e veçantë e veprimtarisë së njerëzve, sfera e punës së njeriut; rreth njerëzish që merren me një veprimtari të njëllojtë a që kanë interesa të përbashkët, që i përkasin një mjedisi etj. Bota shkencore (letrare, artistike). Bota financiare. Bota e fëmijëve. Bota e shkrimtarëve (e artistëve). Në botën e shkencës dhe të teknikës. Bota e krimit.
8. Tërësia e dukurive të jetës shpirtërore e psikike të njeriut (perceptimet, ndjenjat, mendimet etj.), tërësia e ndjenjave dhe e mendimeve të njeriut; një rreth shfaqjesh psikike, që lidhen me moshën, me veprimtarinë mendore etj., rrethi i interesave të njeriut. Bota shpirtërore e njeriut. Bota vetjake (e brendshme). Botë e vogël (e mbyllur, subjektive).
9. Jeta në Tokë, jeta e vërtetë objektive; jeta në tokë dhe jeta e përtejme në kundërvënie njëra me tjetrën, sipas perceptimeve fetare e pikëpamjeve idealiste. Kjo botë. Bota jonë. Bota tjetër (e përtejme, e përtejvarrit).
✱Sin.: tokë, dhe, glob, dynja, alem, shekull, popullsi, dynjallëk.
♦ Që kur është bërë bota prej kohësh a në kohë shumë të lashta; që nga fillimi i jetës. U bë *gazi i botës (dikush). U bë *goja e botës (dikush). U bë *përralla e botës (dikush). Bëhet *plak në shtëpinë e botës (dikush) keq. Bëhet *saç për lakrorin e botës përçm. Bën *zemrën e botës (dikush). *Biri i botës (i biri i botës). (Edhe sikur) bota (dynjaja, qielli) të përmbyset! çfarëdo që të ndodhë, edhe e keqja më e madhe po të ndodhë; në asnjë mënyrë, kurrsesi; themeli çati (le) të bëhet!; të bëhet ç’të bëhet!; njëra të bëhet!; (sikur) qeni qepën të hajë! *Burri i botës përçm. E çoi në botën tjetër (dikë) përçm. e vrau; e vdiq. E çoi prapa botës (dikë) e degdisi shumë larg, në një vend të humbur a të shkretë; e dërgoi (e çoi) prapa diellit. Doli në botë (dikush) lindi, erdhi në jetë; pa diellin (me sy); kund. shkoi (vajti) në atë botë. Dëgjohet nëpër botë (dikush) keq. flasin e përflasin për dikë, thonë; e marrin (e mbajnë) nëpër gojë (dikë). M’u errësua bota. 1. Më zuri turpi; s’dija ku të futesha nga turpi; m’u errën (m’u errësuan) sytë. 2. Rashë në një gjendje shumë të keqe a të vështirë, nuk shoh ditë të lumtura; m’u nxi jeta; m’u errësua vendi. Sa për *faqe të botës. *Fundi i botës. Në *fund të botës (të dynjasë). Ha *bukën e vet e bën davanë e botës (dikush). Ha nga *xhepi i botës (dikush) keq. Hedh *kripë në gjellë të botës (dikush). Hyn në *pus me litarin e botës (dikush). Iki nga kjo botë shih iki nga kjo jetë; kund. vij në këtë botë. Është në atë botë (dynja) (dikush) shih s’është në këtë botë (dynja) (dikush) përçm. S’është në këtë botë (dynja) (dikush) përçm. s’merr vesh çfarë po bëhet, s’kupton ç’po ndodh rreth e rrotull tij; është jashtë botës; është prapa botës; s’di si (nga) lidhet gomari. Është jashtë botës (dikush) përçm. s’merr vesh nga bota; sillet ndryshe nga të gjithë e jo ashtu si duhet; s’është në këtë botë; është prapa botës; s’është në këtë dynja; s’di si (nga) lidhet gomari. Është prapa botës (prapa dynjasë) (dikush) përçm. 1. Është i paditur, ka mbetur prapa, nuk është zhvilluar me kohën; është i prapambetur e fanatik. 2. Nuk di se ç’bëhet, nuk merr vesh të rejat; s’është në këtë botë; është jashtë botës. Sikur ka botën (tërë botën) nën këmbë (dikush) përb. është bërë mendjemadh, është fodull, mburret e krekoset; i duket vetja i gjithëpushtetshëm, kujton se mund të bëjë ç’të dojë me të tjerët; shet mend (dikush); sikur ka zënë qiellin me dorë; i ka hipur mendja në qafë (në qiell); e mban hundën në qiell iron.; i është rritur hunda. Në të katër *anët e botës (e dheut). Këqyr *kafshatën e botës (dikush). *Kërthiza e botës. S’më lënë *zilet e mia të dëgjoj këmborët e botës. Mori botën (dynjanë) (diçka) u përhap kudo, u përhap anembanë, u shtri gjerësisht; mori dheun. Mori botën (dheun) ndër (në) sy (dikush) iku shumë larg vendit të banimit të zakonshëm, iku në anë të anës; shkoi larg në mërgim, mërgoi; shkoi në shumë vende, ku nuk shkoi!; mori detin në sy2; mori sytë (e iku); (iku) nga (ku) sytë këmbët. *Miell nga thesi i botës (i huaj) iron. I nxjerr *gështenjat nga zjarri me duart e botës (dikush). Përmbys botën (për dikë a për diçka) bëj gjithçka, edhe të pamundurën, pa e kursyer veten. Pret *thika në mish të botës (për dikë). Nuk u prish (nuk u shemb) bota (dynjaja) mospërf. s’ka ndodhur ndonjë e keqe e madhe; nuk ra sheqeri në ujë; s’u bë kiameti. *Pula e botës i duket më e majme (patë) (dikujt). Në *sy të botës. Sa për *sy të botës. Nuk u shemb (nuk u prish) *bota (dynjaja) mospërf. Shkoi (vajti) në atë botë (në atë dynja) (dikush) vdiq; ndërroi jetë; doli (iku, u nda) nga jeta; kund. doli në botë. Shkon me *mendtë e botës (dikush). Ka parë botë (dynja) (me sy) (dikush) ka shëtitur në shumë vende, është njeri i dalë; ka përfituar dhe është kulturuar, është zhvilluar, është bërë i ditur; ka parë jetë. Sa për “shihni botë!” sa për t’u dukur përpara të tjerëve; sa për sytë e botës; sa për faqe të botës; sa për sy e faqe (për sy e për faqe). Të pafsha në (nëpër) *dyert e botës (dyerve të botës)! mallk. Shtie me *pushkën e botës (dikush). Vajti në atë botë dhe u kthye (dikush) vdiq e u ngjall; vuajti shumë; s’tregohet (s’rrëfehet) me gojë (diçka). Vij në këtë botë shih vij në jetë; kund. iki nga kjo botë.
DÉNDUR (i, e) mb. 1. Që përbëhet nga fije a grimca të shumta e të shpeshta; që i ka pjesët ose njësitë përbërëse shumë afër njëra me tjetrën; i shpeshtë; kund. i rrallë. Lesh i dendur. Mjekër e dendur. Bar i dendur. Grurë (misër) i dendur. Krehër i dendur. Sitë e dendur. Pëlhurë e dendur. Punim i dendur. Shkrim i dendur. Shi (breshër) i dendur. Dëborë e dendur. Pyll i dendur. Popullsi e dendur.
2. zakon. sh. Që ndodhen shumë afër njëri-tjetrit (për sende të njëllojta); i shpeshtë; kund. i rrallë. Fije (vrima, vija) të dendura. Flokë të dendur. Bimë të dendura. Rreshta të dendur. Shtëpi të dendura. Qytete (fshatra) të dendura. Rrugë të dendura.
3. Që ka dendësi të madhe e përshkohet me vështirësi nga drita, i ngjeshur. Re të dendura. Mjegull e dendur. Tym (pluhur) i dendur.
4. Që bëhet me ndërprerje shumë të shkurtra dhe shpesh, që ndodh shpesh, që përsëritet shumë herë, i shpeshtë; kund. i rrallë. Vizita (takime) të dendura. Sulme të dendura. Zjarr i dendur. Rrahje të dendura të zemrës. Pyetje të dendura. Letërkëmbim i dendur. Përdorim i dendur.
5. fig. Që bëhet me veprime të njëpasnjëshme, në mënyrë të përqendruar e pa ndërprerje, i gjallë. Breshëri e dendur plumbash. Veprimtari e dendur.
✱Sin.: i shpeshtë, i plotë, i ngjeshur, i trashë, i rrasët, i gjallë.
DYFISHÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë edhe një herë më i madh se ç’ka qenë; që është bërë dy herë më e madhe se diçka tjetër që është marrë si bazë, që është rritur dyfish. Prodhim i dyfishuar. Pagë e dyfishuar. Popullsi e dyfishuar.
2. Që është shtuar, që është rritur shumë; i dyzuar. Me forca (me përpjekje) të dyfishuara.
DYGJÚHËSH,~E mb., gjuh. 1. Që fjalët e një gjuhe i përkthen me fjalët përgjegjëse të një gjuhe tjetër sipas kuptimeve që kanë; që është në dy gjuhë. Fjalor dygjuhësh.
2. Që lidhet me dygjuhësinë; që përdor a pranon përdorimin e dy gjuhëve në të njëjtën kohë. Fëmijë dygjuhësh. Popullsi dygjuhëshe. Shkollë dygjuhëshe.
DYMILIÓNËSH,~E mb. 1. Që përbëhet prej dy milionësh. Popullsi dymilionëshe.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimt të mbiemrit. Më në fund, zbritën te dymilionëshi.
EMIGRÚAR (i, e) mb. 1. Që është larguar përkohësisht a përgjithmonë nga atdheu për shkaqe ekonomike, që ka emigruar; i mërguar. Popullsi e emigruar. Shqiptarët e emigruar. Filozofi i emigruar. E drejtuar nga kuadro të emigruar. Ishte i emigruar nga Shqipëria bashkë me të atin.
2. si em. Ai që është larguar përkohësisht a përgjithmonë nga atdheu për shkaqe ekonomike. Të emigruarit kanë moshë shumë më të re. Sa ndikon në jetën e të emigruarit emigracioni. Të emigruarit investojnë për përmirësimin e jetesës në fshatin e tyre.
✱Sin.: i mërguar, mërgimtar.
FÓRC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Aftësi fizike e elementeve të natyrës; fuqi; aftësi fizike, mendore dhe shpirtërore e njeriut. Forcë fizike (mendore). Forca gërryese e ujit. Forca e erës. Forca e krahut. Me të gjitha forcat. Forca e vullnetit.
2. fiz. Energjia që harxhohet ose që çlirohet në një njësi kohe për të bërë një punë; fuqia që ushtrohet mbi një trup dhe që ndryshon gjendjen e tij të qetësisë ose të lëvizjes; madhësi fizike që karakterizon bashkëveprimin (tërheqjen, shtytjen etj.) ndërmjet grimcave, trupave e fushave. Forcë mekanike. Forcë magnetike. Forca e motorit. Madhësia e forcës.
3. Mundësi materiale, burimet e të mirave materiale dhe tërësia e këtyre të mirave; aftësia që ka dikush a diçka që një drejtim, qëndresë; fuqi. Forca ekonomike. Me ato forca që kemi.
4. fig. Aftësia që ka dikush të ushtrojë autoritetin e tij te të tjerët, të ndikojë mbi ta, t’i bindë për diçka etj.; aftësia që ka diçka për të vepruar në mendjet e njerëzve, për t’i udhëhequr ata në punë e në jetë; shkalla e ndikimit të kësaj aftësie; fuqi. Forcë bindëse. Forca e fjalës.
5. fig. Detyrim a shtrëngim që përdoret për një qëllim të caktuar, dhunë. Politika e forcës. Nga pozitat e forcës. E detyroi me forcë.
6. Shkaku a burimi i një veprimtarie, i një pune ose i diçkaje tjetër; fuqi. Forcë madhore. Ç’forcë e shtyri (e bëri për vete, e frymëzoi)?
7. kryes. sh. Grup shoqëror me tipare e karakteristika të njëjta, me prirje e drejtime të njëjta, me qëllime e interesa të përbashkët. Forcat shoqërore. Forcat patriotike (demokratike, liridashëse).
8. kryes. sh. Tërësia e të gjitha njësive ushtarake të një vendi, së bashku me mjetet luftarake; ushtria; njësitë ushtarake. Forcat e armatosura. Forcat ushtarake. Forcat tokësore (detare, ajrore).
9. kryes. sh. Njerëzit që kanë një profesion të njëjtë a të ngjashëm, ata që përbëjnë një kolektiv. Forcat krijuese (artistike, letrare). Forcat shkencore.
10. bised. Numri i njerëzve që bëjnë një punë të përbashkët, jetojnë e hanë bashkë; kryes. sh. punonjësit që punojnë në një vend, në një brigadë etj. Marr forcën. Paraqiti forcën. Sjell forca të reja.
11. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që tregojnë lloje të ndryshme forcash. Forcë tërheqëse energji e nevojshme për të vënë në punë një mjet në rrugë (tek.). Forcë tërheqëse brendamolekulare energji që mban të bashkuar një bërthamë (fiz.). Forcë aerodinamike forcë që zvogëlon rezistencën e ajrit të ushtruar mbi një trup në lëvizje (mek.). Forcë aerostatike forcë që mban gazet në baraspeshë; forcë që baraspeshon mjetet fluturuese në kushte atmosferike (mek.). Forcë e rëndesës forcë e ushtruar mbi një grimcë për shkak të tërheqjes të ushtruar mbi të nga grimca të tjera (fiz.).
✱Sin.: fuqi, energji, dhunë, vrundull, ushtri, trupë.
♦ Me forcën e armëve (e bajonetës) me dhunë ushtarake; me forcë, me egërsi e me terror. Me forcë me vendosmëri, me këmbëngulje. Mat forcat me dikë ndeshem a matem me dikë. Forcë e aftë për punë popullsi në moshë pune. Forcë e mbinatyrshme fuqi e mbinatyrshme. Forcë madhore forcë e pashmangshme, që nuk varet nga dëshira e vullneti i njeriut. Forcë e gjallë njerëz dhe kafshë pune.
FRËNGJISHTFÓLËS,~E mb. Që flet frëngjisht. Popullsi frëngjishtfolëse.
FSHATARËSÍ,~A f. përmb. Popullsi që banon në fshat dhe që merret kryesisht me bujqësi e me blegtori. Fshatarësia e fushës. U mblodh fshatarësia.
✱Sin.: katundari, katundësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë