Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
POPULLARITÉT,~I m., libr. Popullorësi. Popullaritet i madh (i gjerë). Popullariteti i kombit tonë në botë. Ka (gëzon, fitoi) popullaritet. I dha popullaritet.
►POPULLARIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem i njohur në masat e gjera, fitoj popullorësi.
2. pës. e POPULLARIZÓJ.
✱Sin.: njihem, nderohem, shtrihem.
POPULLORËSÍ,~A f., libr. 1. Të qenët popullor.
2. Emri i mirë që ka fituar e ka dikush a diçka në popull, nderimi i masave të gjera për të, popullaritet. Ka popullorësi të madhe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë