Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHANESHÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Një lloj divani prej dërrasash, i shtruar me shtresa të ndryshme, kanape, nim; shtresa që hidhet mbi këtë kanape. Shaneshini ishte mbuluar me pëlhurë të hollë. U rehatua në shaneshin. Sapo kishte rregulluar shaneshinin.
2. Kthina e mesit në katin e poshtëm të një shtëpie dykatëshe, që zakonisht është e shtruar me pllaka dhe që ka një nim anash. Shaneshini nuk kishte dritë të mjaftueshme. Pastroi shaneshinin. Fëmija ishte fshehur në shaneshin.
3. Çardak i jashtëm në shtëpitë e disa krahinave, i rrethuar me parmakë dërrasash; mesore, shtrak. Shaneshini ishte mbushur me njerëz. Miqve u shtroi për të ngrënë në shaneshin. Zhurma vinte prej shaneshinit.
4. Pjesë e dalë në muret e një kulle që ka frëngji dhe që shërbente për të vëzhguar e për t'u mbrojtur; sharapoll, sheshen. Kullë me shaneshinë. U lagën edhe nën shaneshin. Vëzhgonte prej shaneshinit.
✱Sin.: kanape, nim, divan, sofa, minder, pope.
SHARAPÓLL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. hist. Pjesë e dalë në faqet e murit të shtëpisë a të kalasë, e ndërtuar me gurë të latuar dhe me frëngji, që shërbente për vëzhgim e për mbrojtje; sharapof. Nga sharapollet e kështjellës mund të shihje gjithë qytetin. Frëngjitë e sharapollit. Kishte zënë pozicion vrojtimi nga sharapolli.
2. Qoshe e ndërtuar zakonisht mbi pullazet e shtëpive, në formë katërkëndëshe dhe e mbuluar, që shërben për të parë, për t’u freskuar etj. Kulla me sharapolle ishte shndërruar në një bujtinë. Po freskohej në sharapoll.
✱Sin.: pope, sharapof, çardak, trapazan, verandë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë