Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ponç”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PONÇ

PONÇ,~I m. Pije alkoolike e fortë, që përgatitet duke përzier verë ose raki me sheqer, me limon, me erëza etj.; raki ose verë e zier me sheqer e me pak ujë, që pihet e nxehtë. Ponç me raki rrushi (me verëkuqe). Një gotë ponç. Bëri (piu) një ponç. Përgatit ponç për grykët

TEKE

TÉK/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Sasia më e vogël e një pijeje alkoolike (raki, konjak, fërnet, ponç, vodkë etj.) që jepet me gota në një bufe, në një restorant etj. (rreth 5 cl (50 gr); gotë e vogëlnxë këtë masë pijeje; njëshe. Një teke raki (konjak). Porositi (rrëkëlleu, mori) një teke. Piu një teke. I mbushi një teke. Një dopio është e barabartë me dy teke. Dehet me teken e parë.
2. Kokërr. S´të jep sikur një teke arrë.
3. vulg. Marrëdhënie seksuale (nëpër shprehje). I futi një teke. I hoqi një teke. Bëri një teke kapi, zuri, palloi (një femër).
Sin.: gotë, njëshe, kokërr.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.